mendo globalisht,
vepro lokalisht

Projektet e vitit 2015

Gjatë vitit 2015 Syri i Vizionit është duke implementuar rreth 15 projekte me donatorë dhe organizata të fuqishme ndërkombëtare, të cilat kanë mbështetur projektet e organizatës sonë nga të cilat përfitojnë me mija qytetarë të Kosovës. SiV punon me projektet e financuara nga Komisioni Evropian, USAID, Olaf Palme Center, Solidar Suisse, Save the Children, etj.  si kontribuues të përhershëm ndër vite, si dhe donatorëve tjerë që kontribuojnë kohë pas kohe.

Me një staf prej rreth 20 personash të angazhuar nëpër projekte, Syri i Vizionit realizon 12 projekte të mëdha si dhe aktivitete, fushata dhe projekte të vogla në komunitet në përputhje me programet që ka Syri i Vizionit. 

Gjatë këtij viti janë në fazën e realizimit këto projekte që kanë filluar në dy vjetët e kaluara:
1. “Mbroje pronën tënde”, fushatë vetëdijesimi mbi pronat dhe trashëgiminë, me mbështetjen e ATRC/USAID 2014-2015,
2. “Përmbushja e kërkesave të BE-së për qeverisje të mirë, për integrimin e mëtejshëm evropian të Kosovës” në partneritet me KIPRED dhe me financim nga Komisioni Evropian,
3. “SEED Kosovo - Support of Educational and Employment Development” në partneritet me Solidar Suisse dhe Volkshilfe dhe mbështetjen financiare nga ADA, 2014-2016.

Nga vitet e kaluara me projekte të reja njëvjeçare kanë pasuar vazhdimësinë edhe shtatë projekte:
1. Qytetaria Aktive, me mbështetjen e Olof Palme Center,
2. Qeverisja me të drejtat e fëmijëve- Monitorimi i zbatimit të konventës ndërkombëtare për të drejtave e fëmijëve, me mbështetjen e Save the Children,
3. Qeverisja me të drejtat e fëmijëve- Fuqizimi i asambleve të fëmijëve, me mbështetjen e Save the Children,
4. Mbrojtja e fëmijëve, me mbështetjen e Save the Children,
5. “Mismatch”, përkrahje për arsimin profesional të Pejës me mbështetje nga Solidar Suisse,
6. Dialogu social në sektorin e qumështit,  me mbështetje nga Solidar Suisse.
7. Vazhdimësia në rrjetin antikorrupsion të shteteve të rajonit SELDI- shoqëria civile për qeverisje të mirë dhe antikorrupsion- rrjet ballkanik me mbështetjen e Komisionit evropian 

Një projekt i ri shumë i rëndësishëm që po implementon organizata jonë në periudhën 2015-2016 është “Mbështetja për Agro-Turizëm, Biznes dhe Infrastrukturë në komunën e Istogut, për të rritur dhe promovuar zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës për të ardhme më të mire” me mbështetje nga Komisioni Evropian.

Ndërsa gjatë vitit janë duke u realizuar edhe projekte tjera si “Let us stay for few moments together in the dark” me mbështetje nga Komisioni Evropian përmes programit  “Culture for all – phase III”, mbajtja e kampit për fëmijë në lagjen Fidanishte, fushatën e nënshkrimit të peticionit për liberalizmin e vizave, etj.
 


 
SELDI II (Civil Society for Good Governance and Anti- Corruption in Southeast Europe: Capacity Building for Monitoring, Advocacy and Awareness Raising)

Titulli i Projektit: Civil Society for Good Governance and Anti- Corruption in Southeast Europe: Capacity Building for Monitoring, Advocacy and Aëareness Raising- (SELDI)
Kohëzgjatja: mars 2015- dhjetor 2016
Vendi: Shqipëri, Bosnje, Bullgari, Kroaci, Maqedoni, Kosovë, Mali i Zi, Serbi, Turqi
Organizata(t) zbatuese: Center for the Study of Democracy (SiV është anëtar i rrjetit për Kosovën bashkë me Institutin Riinvest)
Buxheti: 10 365 € përmes Syri i Vizionit, (buxheti tjetër është realizuar përmes CSD)
Donatori: Komisioni Evropian

Qëllimi i projektit: Qëllimi i projektit është të mbështesë procesin e integrimeve evropiane duke promovuar vlerat demokratike dhe sundimin ligjit,  të kontribuojë për një shoqëri civile aktive dhe dinamike në rajon, që merr pjesë në debatin publik për demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe kundër korrupsionit.

Përfituesit: Përfitues të projektit janë organizatat e shoqërisë civile, institucionet që merren me luftimin korrupsionit dhe qeverisjes së mirë, administrata publike dhe ligjvënësit, mediat dhe qytetarët në shtetet përkatëse ku implementohet projekti.

Realizimi i projektit: Projekti realizohet në kuadër të rrjetit, nga akterët secili në vendin e vet. Takimet dhe konferencat e përbashkëta mbahen dy herë në vit, në të cilat publikohen gjetjet nga hulumtimet dhe raporti antikorrupsion në secilin nga shtetet.  Në këtë periudhë hulumtimi bazohet në analizën e skeptrit të energjetikës dhe praktikave korruptive në këtë sektor.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

  • Zhvillimi i planit të aksionit për aktivitete e SELDIt në rajon për strategjinë rajonale të qeverisjes së mirë dhe antikorrupsion nga shoqëria civile
  • Prezantimi i një programi të përbashkët strategjik që ka për qëllim fuqizimin dhe vlerësimin e koalicioneve të OJQve dhe nismave të ndryshme
  • Realizmi i hulumtimeve cilësore, monitorim dhe strategji avokimi në fushën e qeverisjes së mirë dhe të anti-korrupsionit duke kontribuar në reformat kyçe të sektorit në nivel rajonal dhe kombëtar;
  • Veprim për qeverisje të pastër dhe të mirë dhe porosi avokuese kundër korrupsionit dhe rekomandime të politikave për secilin vend dhe rajonin nëpërmjet të koalicionit më të fuqishëm SELDI dhe OSHC e qytetarë më të fuqizuar;
  • Mbikëqyrje të qeverisjes së mirë (përfshirë anketat CMS, paraqitje a analizave, Raportet e Vlerësimit të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë);
  • Vetëdijesim publik dhe shpërndarje (përfshirë Forumin Rajonal të Politikave të Qeverisjes së Mirë dhe Kundër-Korrupsionit, bashkëpunimin me OSHC-të lokale, fillestare dhe rrjetet, takimet dhe konsultimet me autoritetet, shpërndarjen e mediave).
  • Institucionet qeveritare të njohin rëndësinë dhe vlerën e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në procesin e reformave në qeverisjen e mirë dhe kundër korrupsionit dhe që qytetarët të jenë më të mira të vetëdijshëm dhe të konsultohen në temë.
  • Veprimi  i qartë në qeverisjen e mirë dhe anti-korrupsion, shpërndarja e mesazhit të avokimit dhe rekomandimet e politikave për çdo vendi dhe rajoni përmes koalicionit të fuqizuar SELDI dhe
  • OJQ ve dhe qytetarëve;
  • Monitorimi i qeverisjes së mirë (duke përfshirë anketat, prodhimin e analizave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, Raportet e Vlerësimit të Korrupsionit);
  • Ndërgjegjësimi i publikut dhe në terren (përfshirë Qeverisjen e mirë rajonale  dhe Forumin e Politikave Anti-Korrupsioni, bashkëpunim me OJQ-të vendore, organizatat bazë dhe rrjetet, takime dhe konsultimet me shtrirjen e autoritetet, media).

 

 

Mbështetja e agroturizmit dhe infrastrukturës për përmirësimin dhe promovimin e potencialeve të bizneseve për zhvillimin ekonomik të Istogut, rritja dhe krijimi i vendeve të qëndrueshme të punës
Emri projektit: Mbështetja e agro-turizmit dhe infrastrukturës për të përmirësuar dhe promovuar potencialet e bizneseve për zhvillimin ekonomik të Istogut, si dhe krijimin e rritjes dhe vendeve të qëndrueshme të punës për të ardhme më të mirë
Kohëzgjatja e implementimit: 18 muaj (Dhjetor 2014 – Qershor 2016).
Vendi: Istog.
Organizata zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet me komunën e Istogut
Donatori: Bashkimi Evropian 80% të shumës së përgjithshme, Komuna e Istogut 20% të shumës së përgjithshme.
Buxheti total: ~500 000 Euro

Qëllimi  i projektit: Rritja e potencialeve të bizneseve të agroturizmit në Istog, krijimi i kushteve dhe mjedisit të përshtatshëm për bizneset, mbështetje e rritjes ekonomike dhe gjenerimit të punësimit.

Përfituesit: Përfitues final nga projekti janë: sektori privat bizneset dhe ofruesit e shërbimeve, farmerët, turizmi dhe shoqatat e farmerëve, komunat lokale, qytetarët, zyrat për punësim lokal, etj.

Implementimi i projektit: Projekti është fituar Nga Syri i Vizionit në partneritet me Komunën e Istogut nga Komisioni Evropian nën thirrjen për propozime nga skema e EURED–it. Projekti implementohet nga Syri i Vizionit në partneritet me komunën e Istogut dhe në kuadër të tij është bërë përmirësimi i infrastrukturës dhe ambientit biznesor në sektorin e agro-turizmit përkatësisht krijimi i shtegut pranë Burimit të Istogut, mbështetja direkte e operatorëve të agro-turizmit për të përmirësuar konkurrencën dhe ofertën, përfshirë ndërtimin e kapaciteteve të tyre dhe dhënia e granteve në mënyrë të gjenerimit të rritjes ekonomike dhe punësimit të qendrueshëm si dhe promovimin dhe rritjen e potencialeve të tyre për të zhvilluar biznes.

Aktivitetet e projektit dhe rezultatet:

  • Zhvillimi i infrastrukturës së biznesit të agro-turizmit, duke përfshirë shtigjet e hajkingut/ecjes, çiklizmit, amfiteatrit dhe urës lidhëse për këmbësorë te Burimi;
  • Programi i ngritjes së kapaciteteve dhe zhvillimit të ofertave të agroturizmit, konkurrencës së përmirësuar, planeve zhvillimore dhe gjenerimit të vendeve të reja të punës; trajnimi i rreth 50 biznesve nga komuna e Istogut.
  • Mbështetja direkte e operatorëve biznesor me grante për të përmirësuar shërbimet e tyre, ofertat dhe produktet; ndarja e 20 granteve për bizneset.
  • Hapja e një qendre informative turistike dhe mbështetëse për  agro turizëm;
  • Sinjalizimi turistik, promovimi i produkteve te bizneseve lokale, hartat.

 

Active Citizenship Kosova

Titulli i Projektit: Active Citizenship Kosova
Kohëzgjatja: 12 muaj (Janar 2015- Dhjetore 2015)
Vendi: Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 43.000 €
Donatoret: Olof Palme Internacional

Qëllimi i projekti: Projekti synon angazhim të përgjithshëm të të gjithë qytetarëve më theks të veçantë të grave, për të qenë pjesë e proceseve vendimmarrëse duke u përqendruar në rajonin e Pejës dhe Prizrenit.

Përfituesit: Përfaqësuesit e fshatrave të këshillave lokale të komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec, grupet jo formale të grave, grat asamblistë, si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Realizimi i projektit: Projekti Active Citizenship është fokusuar në mbështetjen e fushës avokuese dhe aktivizimit të grupeve të grave jo formale, grave asamblistë të komunave Pejë, Istog, Deçan, Klinë dhe Rahovec si dhe monitorimin e zbatimit të rregulloreve për organizimin dhe funksionalizimin e këshillave lokal më komunat e Pjesë, Istoge, Kinë, Deçan dhe Rahovec.
Si mekanizëm tjetër për të ndihmuar te kryetaret e këshillave lokal dhe grupet tjera të interesit, vazhdon të funksionojë zyra ndihmese dhe këshilluese, e cila ndihmon çdo individ, grup formal apo jo formal, në shkrimin e kërkesave, ankesave apo projekt ideve për të adresuar tek institucionet. Ndërsa tjetër mjete avokuese që shërben për shpërndarjen e informatave tek qytetaret është edhe ueb faqja www.aktivizohu.org, përmes se cilës shpërndahen informata të shumta se si mund të zhvillohet një qytetari aktive, publikohen problematikat apo edhe zgjidhjet e tyre me vetinicimin e qytetareve dhe përmes kësaj kenë qasje edhe banoret ne komunat e ndryshme të Kosovës.
Aktivitet e këtij projekti ne ketë janë koncentruar me shume ne fuqizimin e rolit të gruas ne proceset vendimmarrëse, duke i përkrahur me grande të vogla, për të cilat ne total janë pese (5) grande. 

Aktivitet dhe Rezultatet:

  • Trajnime me gratë asamblistë të komunave të Pejës, Klinës, Istogut, Deçanit dhe Rahovecit për buxhetimin me pjesëmarrjen e gruas si dhe paraqitja në media.
  • Konferencë me pjesëmarrës nga zyrat për barazi gjinore, gratë asambliste, gra aktive në komunitet, organizata e shoqëri civile si edhe mediat me qëllim të angazhimit të gruas në vendimmarrje, pozitës se saj në shoqëri, rritës së transparencës dhe llogaridhënies.
  • Përkrahja e pesë grupeve jo formale të grave me grande të vogla, për mbrojtjen e të drejtave të grave, fuqizimin e rolit të tyre në proceset e vendimmarrjes, me mbështetjen nga gratë asamblistë të këtyre komunave ku implementohete projekti.
  • Monitorimi i implementimit të rregulloreve komunale për zgjedhjen e kryetarëve të këshillave lokalë në Komunat: Pejë, Istog, Kline, Deçan dhe Rahovec, si edhe monitorimi i procesit të zgjedhjeve për kryetarë të këshillave lokalë.
  • Trajnime me kryetarët e këshillave lokalë të sapozgjedhur, për ngritjen e kapaciteteve në fushën e avokimit, shkrimit të projekteve dhe vet inicimit të problematikave me të cilat ballafaqohet komuniteti të cilin përfaqësojnë.
  • Punëtori për hartimin e dokumenteve në forme zyrtare me kryetaret e këshillave lokalë dhe zyrtaret komunat te Pejë, Deçan dhe Rahovec.
  • Fushata “Java e Qytetarisë Aktive” si mjet për vetëdijesimi dhe aktivizimin e qytetarëve për vetiniciativa, adresim të problemeve dhe ngritjes së zërit në proceset vendimmarrëse.
  • Konferenca nacionale me përfaqësues: Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Agjensioni për Barazi Gjinore, Ministria e Financave, Zyrat për Barazi Gjinore, drejtorat e Administratave, shoqëri civile, grupet e grave asamblistë, grupet joformale të grave, përfaqësues të këshillave lokale. Qëllimi i konferencës, prezantimi i raportit mbi qytetarinë aktive, ndikimi në politikat institucionale në fuqizimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje, roli dhe pozita e gruas në proceset vendimmarrëse, buxheti sfidë apo mundësi për funksionimin e këshillave dhe fuqizimin e qytetarisë aktive.
  • Organizimi i dy radio debateve për të informuar qytetarët, institucionet dhe grupet tjera të interesit për fushatën Qytetarisë Aktive, duke promovuar dhe ndikuar drejtpërdrejtë në nxitjen e qytetarisë aktive, mundësit dhe të drejtat që qytetarët kanë ndaj institucioneve dhe institucionet ndaj tyre.
  • Ueb faqja si mjet informues, avokues dhe shkëmbyes i përvojave të mira të vetë iniciativave, direkt për qytetare në tërë Kosovën.


 

Together 4 Children Rights- CRC Monitoring
Titulli i Projektit: “Together 4 Children Rights- CRC Monitoring”   
Kohëzgjatja: 10 muaj (mars 2015 – dhjetor 2015)
Vendi: Gjithë Kosovën
Buxheti: 32,810.00€
Donatori: Save the Children

Qëllimi i projektit: Zhvillimi i kapaciteteve të fëmijëve për të raportuar për të drejtat e tyre dhe të vetëdijesojnë institucionet, prindërit, këshillat e shkollave fillore si dhe të gjitha mekanizmat e krijuara për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, për situatën e respektimit të drejtave të fëmijëve në Kosovë duke u bazuar në Konventën ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve (KNDF).

Përfituesit: Projekti i monitorimit të zbatimit të KNDF ka mbuluar tërë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë kështu 37 komuna të Kosovës apo 1,467 vendbanime.

Realizimi i projektit: Projekti ka ndikuar që fëmijët e grupit monitorues ROR tashme të jenë pjesë aktive në shoqëri  dhe roli i tyre të jetë mjaft i fuqishëm në monitorim, duke ngritur dhe fuqizuar zërin dhe rolin e tyre për të drejtat që ju garantohen jo vetëm me legjislacion vendor por edhe me  konventat ndërkombëtare. Raporti  i  publikuar mbi situatën aktuale në  fushën e vendimmarrjes dhe te drejtës në arsim të dala nga hulumtimi i bërë me  fëmijë, ndikojnë drejtpërdrejt në politikat e institucioneve dhe bëjnë fëmijët pjesëmarrës në vendimmarrje, pasi që raporti  ofron sugjerime dhe rekomandime për institucione se çfarë duhet të bëjnë institucionet qeveritare dhe lokale, që të përmirësohet situata e të drejtave të fëmijëve. Gjate kësaj periudhe kohore është vazhduar të avokohet dhe të monitorohet implementimi i rekomandimeve të dala nga Raporti  ‘’Realiteti ynë‘ ’tek institucionet përgjegjëse  nga vetë fëmijët e grupit  ROR, të cilët kanë  qenë pjesë e monitorimit. Raporti është prezantuar tek: Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga,  ministri i arsimit Arsim Bajrami, avokati i popullit Hilmi Jashari, tek grupi parlamentar i të drejtave të njeriut në Parlamentin e Kosovës, kryetaret e komunave të Kosovës, drejtoritë e arsimit në shumicën e Komunave të Kosovës  si dhe në disa shkolla të këtyre komunave: Pejë, Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj, Fushë Kosovë, Klinë.

Aktivitetet dhe rezultatet:
  • Takimi koordinues i Grupit ROR
  • Takim me bordin e Save the Children nga Suedia me fëmijët e grupit ROR gjatë vizitës së tyre në Kosove.
  • Takime me institucione lokale dhe qendrore si dhe me shkollat e mesme të ulëta në komunat e Kosovës  për promovimin  e grupit monitorues ROR si dhe avokimin dhe monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të dala nga raporti ‘’Realiteti ynë’’
  • Fushata ‘’Race for Survival’’(Gara për mbijetese), videoklipi me shpresat e femijeve2030 si dhe dorëzimi i këtyre dëshirave tek institucioni i Avokatit te popullit Z.Hilmi Jashari
  • Trajnimi ToT i grupit monitorues ROR (Respect  our Rights)
  • Dy takime në komunën e Pejës dhe të Mitrovicës për  buxhetimin miqësor të fëmijëve
  • Punëtoria dy ditore për përpilimin e strategjisë, rregullores së grupit të fëmijëve  monitorues ROR si dhe takimi për aprovimin e rregullores së Grupit ROR
  • Fushata për shënimin e 20 Nëntorit, ditës së Konventës  ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve.
  • Dy Policy Papers me temat: Cilësia arsimore në Kosove dhe dhuna në shkolla
  • Konferenca nacionale me temën  “Çfarë ka bërë apo duhet të bëjë shteti në mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë”
  • Anëtarët e Grupit të fëmijëve RoR kanë realizuar trajnimin me asamblenë komunale të fëmijëve të Prishtinës mbi KNDF-ne si dhe morën pjesë në shumë aktivitete të organizuara nga SIV dhe SCI në fuqizimin e Asambleve të fëmijëve ne komunat e Kosovës.
  • Anëtaret  e  ROR të ftuar në programin televiziv RTK “Imazh”.
  • Anëtaret e grupit te fëmijëve monitorues ROR morën pjese ne aktivitete e organizuara nga SCI për kremtimin e 1 Qershorit Ditës ndërkombëtare te fëmijëve
  • Ne  fund të vitit është realizuar takimi vjetor i grupit të fëmijëve ROR si dhe shpalosja e projektit ne programin e Radio Dukagjinit në Pejë.
Pjesëmarrja e fëmijëve në vendimmarrje

Emri i projektit: “Pjesëmarrja e fëmijëve në vendimmarrje”, 
Kohëzgjatja: 12 muaj  (Janar 2015 – Dhjetor 2015)
Vendi: Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Prishtinë dhe Mitrovicë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti:44.482.00€
Donatori: Save the Children

Qëllimi i projektit: Projekti ka për qëllim të fuqizojë fëmijët në nivel lokal dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje përmes forcimit të asambleve komunale të fëmijëve, si organ ligjor për organizimin e fëmijëve në nivel komunal, në mënyrë që ato të ndikojnë në hartimin e politikave lokale, që lidhen me përmirësimin  e pozicionit të fëmijëve, respektimin e të drejtave të tyre dhe përfshirjen në vendimmarrje


Përfituesit: Përfitues janë fëmijët e asambleve komunale të fëmijëve të komunave Pejë, Gjakovë, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, dhe Mitrovicë, të cilët përfaqësojnë shkollat e mesme të ulëta të këtyre komunave, gjithashtu përfitues janë edhe institucionet lokale, gjegjësisht koordinatorët për të drejtat e fëmijëve si dhe shkollat, të cilët janë pjesë e të aktiviteteve të projektit si dhe të trajnimeve të shumta të cilat janë realizuar për ngritje të kapaciteteve dhe fuqizim të asambleve.

Realizimi i projektit: Në gjashtë komuna të Kosovës është punuar direkt me asambletë e fëmijëve si dhe me koordinatorët për të drejtat e fëmijëve në këto komuna, ku asambletë e fëmijëve dhe koordinatorët kanë hartuar planet e tyre të punës për dy vite të ardhshme.
 
Aktivitetet dhe Rezultatet:

  • Nënshkrimi i marrëveshjeve me kryetarët e 6 komunave Pejë, Gjakovë, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë
  • Ristrukturimi i asambleve komunale të fëmijëve në gjashtë komunat,
  • Realizimi i hulumtimit nga asambletë e fëmijëve të gjashtë komunave dhe futja e të dhënave në databazë
  • Hartimi i raportit me të dalat e hulumtimit dhe publikimi i raportit
  • Trajnimi  mbi konventën ndërkombëtare të drejtave të fëmijëve nga Grupi ROR.
  • Realizimi i dy trajnimeve me koordinatorët për të drejtat e fëmijëve në gjashtë komuna
  • Hartimi i planit të punës dy vjeçare të asambleve komunale të fëmijëve në gjashtë komunat
  • Realizimi i gjashtë tryezave me institucionet lokale të cilat kanë për mandat mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve
  • Takime të rregullta mujore të asambleve me qëllim të adresimit të problemeve të fëmijëve
  • Realizimi i dy Tv dhe radio emisioneve, për prezantimin e punës së asamblesë dhe rolit të tyre
  • Shtypja dhe shpërndarja e broshurave të asambleve komunale të fëmijëve në gjashtë komuna
  • Shënimi i ditës ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve në bashkëpunim me komunat Pejë, Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj dhe Gjakovë. 

 

Së bashku për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve
Emri i projektit: “Së bashku për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve”, 
Kohëzgjatja: 12 muaj  (Janar 2015 – Dhjetor 2015)
Vendi: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Prizren dhe Mitrovicë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 55,499.72 €
Donatori: Save the Children

Qëllimi i projektit: Përmirësimi i pozitës së të drejtave të fëmijës në Kosovë, forcimi i organizatave të fëmijëve në shkolla dhe jashtë tyre, rritja e ndikimit të tyre në zbatimin e të drejtave të fëmijëve; mbështetja dhe zhvillimi i politikave për mbrojtjen e fëmijëve në përputhje me Konventën ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve (KNDF) dhe standardeve të BE-së.

Përfituesit: Përfitues janë shkollat: “Ramiz Sadiku” e “Xhemail Kada” Pejë, “Zekeria Rexha” e “Mustafa Bakija” Gjakovë, “Jeronim de Rada” e “Tefik Çanga” Ferizaj, “Andon Zako Çajupi” e “Bedri Gjinaj” Mitrovicë, “Naim Frasheri” dhe “Ismail Qemali” në Prishtinë,  “Ibrahim Fehmiu” dhe “Haziz Tola” në Prizren dhe “Selami Hallaqi” dhe “Thimi Mitko” në Gjilan, që kanë ndjekur trajnimet për mbrojtjen nga dhuna dhe ngacmimet në shkolla, hartimin e strategjive për funksionalizim të mekanizmave mbrojtjes në shkolla. Kanë përfituar Institucioni i Avokatit të Popullit, drejtoritë e arsimit nëpër komuna, Qendra për Punë Sociale, Policia e Kosovës, Ministria e Arsimit, etj.

Realizimi i projektit: Në shtatë komuna të Kosovës është punuar direkt me këshillat e shkollës në hartimin e kodeve të mirësjelljes dhe në krijimin dhe fuqizimin e mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shkollë, promovimin e të drejtave të fëmijëve, parandalimin e dhunës dhe ngacmimeve dhe në vetëdijesimin e publikut. Po ashtu është punuar edhe në hartimin e draft ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, ligj ky që do miratohet gjatë vitit 2016. 
 
Aktivitetet dhe Rezultatet:
  • Hartimi dhe vendosja e kodit të mirësjelljes në katër shkolla të mesme të ulëta
  • Fuqizimi i  kutive të ankesave në dhjetë shkolla për adresimin e pakënaqësive të fëmijëve
  • Trajnimi i mbi 500 fëmijëve në parandalim dhe adresim të dhunës dhe ngacmimeve në shkolla
  • Mbi 1000 fëmijë janë informuar me punën e mekanizmave për të drejtat e tyre që veprojnë në nivel lokal në vizita dhe takime me këto institucione.
  • Punëtori me grupin punues të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve për të finalizuar këtë ligj.
  • Nga një trajnim me këshillat drejtues të shkollave në Prizren dhe Gjilan për hartimin e strategjisë për krijimin dhe funksionalizimin e mekanizmave për të drejtat e fëmijëve brenda shkollës.
  • Ligjërata në kuadër të ditës ndërkombëtare të KNDF nga vetë fëmijët në secilën shkollë.
  • Krijimi i grupeve të trajnerëve nga 7 fëmijë në secilën shkollë që ligjërojnë për KNDF.
  • Hulumtime nga vetë fëmijët në shkolla lidhur më zbatimin e Kodit të mirësjelljes dhe kutisë së ankesave në shkolla.
  • Organizmi i “Javës Kundër Dhunës ndaj Fëmijëve” në Kosovë, në kuadër të së cilës janë realizuar dhe shfaqur një shfaqje teatrale në Pejë dhe Mitrovicë, një konferencë për media, një konferencë nacionale me të gjithë akterët, disa emisione në TV dhe radiot lokale dhe nacionale që kanë pasur për qëllim sensibilizimin e shoqërisë për më shumë vëmendje ndaj dhunës.
  • Takime me këshillat drejtues të shkollave dhe institucionet që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve për prezantimin e raportit të hulumtimit.
  • Hartimi i raportit nga eksperti i jashtëm mbi punën që Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children kanë zhvilluar tash e tri vite në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës.

Support to education in Peja Region
Emri i projektit:  Support to education in Peja Region
Kohëzgjatja: 2 Muaj (Shtator - Tetor 2015)
Vendi: Pejë, Kosovë
Buxheti: 7,970.00 €
Donatori:  Austrian Development Cooperation (ADA)

Qëllimi i projektit:  Qëllimi i këtij projekti ka qenë përmirësimi i mësimdhënies në hoteleri dhe turizëm të shkollës së mesme të ekonomisë \"Ali Hadri\" në Pejë, gjegjësisht lehtësimit të kushteve të mësimdhënies për mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle përmes hartimit të tre teksteve-doracakëve shkollore për nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12 që kanë të bëjnë me lëndët e turizmit dhe hotelerisë.

Përfituesit: Mësimdhënësit dhe  nxënësit e shkollës së mesme ekonomike në qytetin e Pejës, të cilët prej më se 20 vjet nuk kishin tekste të lëndëve profesionale. Përveç tyre, përfitues janë të gjitha shkollat e mesme që kanë drejtimin e hotelerisë dhe turizmit në Kosovë, komunat dhe MASHT, të cilëve u ofrohen tri tekste profesionale dhe mjaft praktike për mësimdhënie.

Realizimi i projektit: Hartimi i tre manualeve shkollorë: “Shërbimi hotelier”, “Organizimi i ndërmarrjes hoteliere” dhe  “Organizimi i punës në hotelieri”, dhe botimin i tyre për rreth 120 nxënësit e hotelerisë dhe turizmit të shkollës së ekonomisë. Ata janë pajisur gjatë këtij viti shkollor me këta libra që do t’u shërbejnë për përdorim të brendshëm të nevojave të shkollës dhe duhet të mbesin në shkollë pas përfundimit të vitit akademik.
Hartimi i tyre është bërë përmes një procesi të punës intensive që është bërë nga një grup prej personave dy këshilltarë të jashtëm profesionistë në hartimin e lëndëve dhe planprogrameve mësimore dhe tre profesorëve me përvojë të shkollës së ekonomisë. Të udhëhequr nga organizata joqeveritare Syri i Vizionit ky grup ka bërë punë intensive, duke përfshirë takime të rregullta javore deri në hartimin e draftit përfundimtar. Pas shikimit të draftit nga të gjithë akterët, është bërë redaktim dhe lekturomi tij si dhe është dizajnuar e shtypur.
Librat janë ë dispozicion të nxënësve falas dhe ju ofrohen edhe shkollave tjera të ngjashme në Kosovë.  Përdorimi i tyre është zyrtarizuar me vendim të aktivit profesional të lëndëve të hotelerisë dhe turizmit, vendim i cili është vënë në zbatim nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Pejë dhe nga drejtoria e shkollës.

Aktivitetet dhe rezultatet:
•    Përzgjedhja e ekspertëve me përvojë në hartimin dhe koordinimin e punëve për botimin tre teksteve Krijimi dhe koordinimi i grupit punues për tekstet bashke më profesorët e SHME Ali Hadri
•    Mbajtja e shtatë punëtorive, grumbullimi dhe përpunimi i materialeve
•    Përgatitja dhe shtypja e tre manualeve
•    Miratimi i teskteve nga shkolla dhe Drejtoria komunale e arsimit në komunë, zyrtarizmi i tyre dhe futja e tyre në programin shkollor.

“Mismatch" (5)
Emri i projektit: “Mismatch" (5) 
Kohëzgjatja: 11 muaj  (shkurt 2015 – dhjetor 2015)
Vendi: Pejë, Gjakovë, Istog
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 11,660.00 €
Donatori: Solidar Suisse

Qëllimi i projektit:  Përmirësimi i kualitetit të praktikës profesionale për nxënësit e shkollave të mesme të hotelerisë dhe turizmit në Pejë, ngritja e vetëdijes së nxënësve për sistemin e arsimit në Kosovë dhe këshillim/orientim në karrierë

Përfituesit: Përfitues direkt të projektit janë nxënësit e shkollës së mesme të hotelerisë, shkolla e mesme ekonomike, bizneset në sektorin e hotelerisë dhe turizmit. Përfitues është edhe komunat e Pejës, Gjakovës dhe Istogut, përmes drejtorisë komunale të arsimit, konkretisht rreth 40 mësues të akredituar për këshillim në karrierë në poaq shkolla.

Realizimi i projektit: Projekti është realizuar në bashkëpunim me Shkollën e mesme ekonomike “Ali Hadri” të Pejës, konkretisht në drejtimet hoteleri e turizëm. Në bashkëpunim me shkollën, komunën, zyrën rajonale të arsimit, bizneset dhe shoqërinë civile është krijuar një grup koordinues që ka trajtuar çështjet e praktikës profesionale për nxënësit në këto dy drejtime, rritjen e bashkëpunimit mes shkollës dhe bizneseve, etj. Janë trajnuar rreth 25 biznese për praktikën profesionale të nxënësve në KOmunën e Pejës. Kanë vazhduar edhe trajnimet për stafin e SHME, kurse për herë të parë ka filluar të aplikohet orientimi në karrierë në 15 shkolla të komunave Gjakovë dhe Istog.


Aktivitetet dhe Rezultatet:
•    Koordinimi i akterëve komunë-shkollë-biznese lidhur me praktikën profesionale
•    Trajnime për përfaqësuesit e biznesit në Pejë, konkretisht trajnime individuale me 25 bizneseve nga trajnerë nga Shkolla ekonomike për praktikën profesionale, trajnim edhe për stafin e shkollës
•    Trajnimi dhe licencimi i 25 mësimdhënësve për orientim në karrierë në Gjakovë dhe Istog
•    Aplikimi i orientimit në karrierë në shkollat e Gjakovës dhe Istogut
•    Raporti monituorues për aplikimin e orientimit në karrierë në Pejë pas një viti

Let us stay for few moments together in the dark

Emri i projektit:  Let us stay for few moments together in the dark
Kohëzgjatja: pesë muaj (mars – korrik 2015)
Vendi: Pejë, Kosovë
Organizata(t) zbatuese: Syri i vizionit
Buxheti: 2,670 Euro
Donatori: InterArts/Komisoni Evropian përmes thirrjes “Culture for all”

Qëllimi i projektit: Qëllimi i këtij projekti është të ndikojë në reduktimin e stereotipeve në shoqërinë kosovare lidhur me fëmijët dhe personat e verbër përmes organizimit të një koncerti për publik nga fëmijët e verbër dhe me dëmtime pamore.

Përfituesit: Përfitues janë komuniteti i të verbërve në Kosovë, të rinjtë dhe nxënësit e Qendrës Burimore për mësim dhe këshillim “Xheladin Deda”

Realizimi i projektit: Projekti ka ndihmuar nxënësit e shkollës për të verbër QBMK Xheladin Deda nga Peja dhe fëmijë tjerë të verbër dhe me dëmtime pamore, për të mbajtur një koncert me pjesëmarrjen vetëm të personave të verbër. Koncerti është konsideruar si një i vetmi i tillë i përbërë i tëri nga vet të verbrit në Kosovë dhe është mbajtur në teatrin e Pejës “Istref Begolli”. Për të përgatitur këtë koncert është angazhuar një mësues i kualifikuar për të punuar muzikën me të verbrit, që ka përgatitur fëmijët për koncertin.

Aktivitete dhe rezultatet:

  • Angazhimi i një insturkutori të muzikës
  • Përzgjedhja e fëmijëve për program dhe krijimi i grupit
  • Mbajtja e ushtrimeve të rregullta dhe përgatitja e programit
  • Shfaqja e koncertit me muzikë në teatrin e Pejës

 

Ndërtimi i fushës sportive në Videjë të Klinës

Emri i projektit: Ndërtimi i fushës sportive në Videjë të Klinës

Kohëzgjatja: 4 muaj (nëntor 2015- shkurt 2016)Vendi: Videjë, Klinë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit
Buxheti: 24 982 €
Donatori: UN

Qëllimi i projektit: Përmirësimi i kushteve të jetës për komuniteti, posaçërisht për të rinjtë në Videjë,  krijimi i kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe argëtuese mes të rinjve në këtë lokalitet dhe zonat përreth

Përfituesit: Përfitues janë banorët e fshatit Videjë, të rinjtë dhe të gjithë që janë të interesuar në zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Realizimi i projektit: Projekti është realizuar në qendrën e fshatit Videjë të Klinës, në të cilin është ndërtuar një fushë sportive, me kushtet e mjaftueshme për zhvillimin e sportit dhe aktiviteteve argëtuese. Syri i Vizionit është angazhuar dhe ka koordinuat të gjitha punët e nevojshme derri ën dorëzimin përfundimtar të projektit.
 
Aktivitetet dhe Rezultatet:

  • Identifikimi i nevojave të komunitetit për aktivitete sportive në bashkësitë territoriale
  • Zgjedhja e lokacionit, rregullimi i lejeve dhe përgatitja e punimeve
  • Angazhimi i kompanive për kryerjen e punimeve 

 

Të gjithë në shkollë për një të ardhme më të mirë

Emri i projektit: “Të gjithë në shkolle për një të ardhme më të mirë”, 
Kohëzgjatja: 5 ditë (06 korrik - 10 korrik 2015)
Vendi: Lagja “7 Shtatori”, Pejë
Organizata(t) zbatuese: Shoqata e gruas “7 Shtatori” dhe Syri i Vizionit
Buxheti: 5 000 €
Donatori: Terre des Hommes

Qëllimi i projektit: Socializmi dhe shoqërimi i fëmijëve të komitetit rom, egjiptian dhe ashkali më fëmijët e komuniteti shqiptar, rritja e vetëdijes mbi rendësin e shkollimit dhe rikthimi në shkollë i fëmijëve që tashmë kanë braktisur shkollën

Përfituesit: Përfitues janë rreth 100 fëmijë, pjesa më e madhe e tyre nga komunitetet rom, egjiptian dhe ashkali që jetojnë në lagjen “7 Shtatori”, dhe lagjet tjera, të cilët kanë kushte të vështira ekonomike në familjet e tyre, dhe në pamundësi për të ofruar aktivitete verore zbavitëse për ta.

Realizimi i projektit: Projekti është realizuar në qendrën e komunitetit “7 Shtatori” në të cilin për pesë ditë është punuar me këta fëmijë për të ndikuar në rritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e shkollimit, për parandalimin e braktisjes së shkollimit, dhe ndikimit tek prindërit e tyre, rritjen e regjistrimit të fëmijëve të komuniteti rom, egjiptian dhe ashkali në shkollë, përkatësisht rikthimi i tyre në shkollë.
 
Aktivitetet dhe Rezultatet:

  • Takimi njoftues ndërmjet fëmijëve përmes lojërave të udhëhequra nga animatoret
  • Lojëra atraktive mbi të drejtat e fëmijëve për konventën ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve
  • Shprehja e të drejtave të fëmijëve përmes vizatimeve 
  • “E drejta ime për në shkollë”, bashkëbisedim me fëmijët
  • Lojëra të ndryshme: E drejta për jetë dhe mos-diskriminimi
  • Aktivitete në këndim dhe vallëzim
  • Koktej në përmbyllje me prindërit e fëmijëve pjesëmarrës në kamp, institucionet lokale që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve për t’u njoftuar me punën dhe aktivitetet e realizuara gjatë kampit, ekspozimin e punimeve të bëra në kamp.

 

Dialogu social në sektorin e qumështit

Titulli i Projektit: Dialogu social në sektorin e qumështit
Kohëzgjatja: 12 muaj ( janar 2015 – dhjetor 2015)
Vendi: Kosovë
Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet me Solidar Suisse
Buxheti: 11,300 € 
Donatori: Solidar Suisse

Qëllimi i projektit: Ky projekt kishte për qëllim fuqizimin e prodhuesve dhe përpunuesve në sektorin e qumështit: zyrtarëve të tyre gjatë marrjes së mostrave të qumështit, administratës së projektit, transparencë dhe neutralitet gjatë marrjes së mostrave të qumështit nga ana e Shoqatës së prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit.

Përfituesit: Përfitues direkt janë shoqatat e përpunuesve dhe prodhuesve të qumështit, administrata dhe projekt oficeret që janë të kyçur direkt në realizmin e projektit fermerët dhe konsumatorët e produkteve të qumështit.

Realizimi i projektit: Në këtë projekt Shoqata e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit, SiV gjatë vitit 2014 ka pasur përgjegjësinë e ofrimit të ndihmës punëtorëve të projektit në përpunimin e databazës së fermerëve, ofrimin e statistikave si dhe monitorimin e projekt oficerëve në terren gjatë marrjes së mostrave. Gjatë gjithë kësaj periudhe një vjeçare, SiV ka dalë në terren me projekt oficerët për të shikuar problemet me të cilat përballen këta gjatë mbledhjes së mostrave si dhe njëkohësisht ka marrë mendimet e fermerëve për sfidat me të cilat ballafaqohen ata, mendimi i tyre rreth marrjes së mostrave dhe rezultatet për mostrat e qumështit. 

Aktivitetet dhe Rezultatet:
• Rregullimi i listës së fermerëve dhe përpunimi i bazës së të dhënave
• Monitorimi i projekt oficerëve
• Realizmi i 100 pyetësorëve me fermerët nga gjithë territori i Kosovës
• Raportimi i të dalave nga hulumtimi