mendo globalisht,
vepro lokalisht

Konkurs për Fëmijë


Syri i Vizionit në bashkëpunim me organizatën Save the Children për herë të parë në Kosovë ka themeluar grupin e parë kombëtar të Kosovës drejtuar nga fëmijët, Respektoni të Drejtat tona (ROR), e cila ka për qëllim monitorimin dhe zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e fëmijës. ROR përfshin 24 fëmijë, 14 -17 vjeç, nga komuna të ndryshme, prejardhje etnike të ndryshme, dhe fëmijë me aftësi të kufizuara.

Këtë vit, në grup do të bëhen disa zëvendësime, ku tetë (08) fëmijë do të përzgjidhen t’i bashkëngjitën grupit ROR, prandaj ju inkurajojmë të konkurroni bazuar në këtë thirrje dhe plotësoni pyetësorin e më poshtëm në linkun e bashkëngjitur. Përzgjedhja do të bëhet në bazë të përgjigjeve të pyetësorëve, si dhe kandidatë që do të kenë përparësi janë fëmijët nga mosha 14-17 vjeç, fëmijët nga komunitetet pakicë, dhe fëmijët nga komunat  e Mitrovicë, Gjakovë ,Ferizaj dhe Gjilan

Çfarë bënë ROR, dhe pse të anëtarësohem:
Grupi ROR, do të bënë monitorimin e zbatimit të Konventës Ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve në Kosovë dhe ligjeve vendore dhe dokumenteve dhe politikave tjera të cilat kanë për qëllim mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve. Si anëtar i grupit ROR, do të keni mundësinë të:
- bëni hulumtime, nxjerr raporte në nivel shteti që kanë të bëjnë me situatën aktuale të të drejtave të fëmijëve dhe zbatimin e Konventës dhe ligjeve vendore;
- avokoni të institucionet nacionale për përmirësim të pozitës dhe situatës së të drejtave të fëmijëve në Kosovë;
- Rregullisht bëni promovimin e Konventës për të drejtat e fëmijës, përmes vizitave të shumta në shkolla të ndryshme të Kosovës por edhe organizimit të ngjarjeve të ndryshme lokale;
- Merrni pjesë në trajnime dhe shkolla verore të ndryshme.
Ju, duhet të jeni pjesë e këtij grupi sepse askush tjetër nuk mund të avokojë dhe të mbrojë të drejtat e juaja më mirë se ju, askush nuk mund të jetë më I fuqishëm në kërkesat e juaja për të drejtat qe ju garantohen me Konventë dhe Legjislacion. Ti je shumë i rëndësishëm për këtë grup, krahas punës, aktiviteteve,  do keni mundësi të mësoni shumë çka, për dhe mbi të drejtat e juaja, të krijoni shoqëri më fëmijë të tjerë dhe të jenë pjesë aktive e shoqërisë . Zëri juaj është i rëndësishëm andaj ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij grupi.

Cilat janë kriteret:
1. Mosha juaj: 14 – 17 vjeç
2. Dorëzohet aplikacioni i plotësuar (shih me poshtë)
3. Të jetë banor i Kosovës
4. Përparësi kanë :
- Fëmijët që kanë njohuri në fushën e të drejtave të fëmijëve
- Që kanë realizuar fushata për të drejtave të tyre
- Kanë afirmuar të drejtat e tyre para të rriturve dhe institucioneve
- Komuniteteve pakicë
- Me nevoja të veçanta

Afati i fundit për të aplikuar është deri më 30 Mars, 2018.


Nëse keni nevojë për udhëzime shtesë ju lutem na kontaktoni në numër të telefonit +386 49 139 506 apo në emal adresën [email protected]

Me respekt,
OJQ Syri i Vizionit dhe Save the Children International

I. Të plotësohet nga fëmija

A keni dëshirë dhe vullnet të mësoni si të bëheni hulumtues:

A keni biseduar me prindërit e juaj per të aplikuar:

A jeni angazhuar ndonjëherë në shkollën e juaj (nëse po sqaroni):

A ju interesojnë të drejtat e fëmijëve dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi?

II. Të plotësohet nga njëri prej prindërve/kujdestarit ligjor të fëmijës

E kuptoj që fëmija im gjatë angazhimit në projekt do të jetë pjesëmarrës në aktivitete si:
1. Trajnime të hulumtimit,
2. Angazhim për të plotësuar pyetësorët gjatë hulumtimit,
3. Udhëtime jashtë qytetit të tij,
4. Pjesëmarrje në prezantimin e gjetjeve në hulumtim
5. Pjesëmarrje në takime me institucionet për prezantimin e të gjeturave

Koment nga prindërit:

Me anë të kësaj pajtohem që fëmija im të jetë pjesë e projektit, dhe njëkohësit deklaroj që e lejoj fëmijën tim të jetë pjesëmarrës në aktivitete e parapara në projekt.