Me datë 07 gusht 2024, nga ora 10:00 në qendrën e qëndrimit ditor për të moshuar në Novosellë/Pejë, dhe me datë 09 gusht 2024 nga ora 10:00 në qendrën e qëndrimit ditor për të moshuar në Istog do të organizohet:
Seancë grupore për rëndësinë e shëndetit mendor në moshën e tretë
Temat të cilat do trajtohen janë:
Ndjenja e përkatësisë;
Ndryshimi i këndvështrimit;
Rritja e ndërgjegjësimit dhe kujdesit për veten;
Krijimi i marrëdhënieve të reja;
Reflektimi;
Aktiviteti do të udhëhiqet nga stafi i "Qendra e shëndetit mendor" Pejë.
Aktiviteti realizohet në kuadër të programit “Ndërtimi i komuniteteve miqësore për të moshuarit nëpërmjet veprimit ndër breza në Kosovë - AGE+” i cili financohet nga Volkshilfe Solidaritat dhe Agjensioni Austriak për Zhvillim dhe zbatohet nga organizata Syri i Vizionit.
________________