Dita e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve shënohet edhe nga Asambleja e fëmijëve të Kryeqyteti dhe ajo e Mitrovicës.
20 Nëntor - Asambleja komunale e fëmijëve të kryeqytetit në kuadër të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, ka vizuar SOS fshatin ku kanë realizuar aktivitete të përbashkëta me fëmijët qe ndodhen në SOS, ku kanë pasur mundësi edhe të bisedojnë për nevojat dhe kërkesat qe I ka SOS fshati dhe fëmijët aty. Gjithashtu në shenjë falënderimi për punën qe po e bënë ky Institucion ka dhuruar edhe një mirënjohje duke e falënderuar për punën e e palodhshme, kujdesin dhe mirëqenien bashkëmoshatarëve të tyre.
Gjithashtu, aktivitete ka realizuar edhe Asambleja komunale e fëmijëve në komunën e Mitrovicës, kua ata kanë realizuar disa aktivitete si sesione informues dhe një dramë në disa shkolla fillore dhe të mesme të ulëta të kësaj komune.
Këto aktivitete nga këto dy asamble kërkojnë të nxisin reagimin institucional për të bërë më shumë në përmirësimin e pozitës së të drejtave të fëmijëve në komunat Prishtinë dhe Mitrovicë, ashtu siç kërkohet edhe më Konventën ndërkombëtare dhe legjislacionin në fuqi.
Këto aktivitet u realizua në koordinim më koordinatorët për të drejtat e fëmijës nëkuadër të programit tematik për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijës “Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” për Forcimin e Shoqërisë Civile nga Organizatat Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children Kosova/o, financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar - Sida.