mendo globalisht,
vepro lokalisht

Projektet e vitit 2008

Në vitin 2008 organizata vazhdoi angazhimin me zgjerim në aktivitete dhe donatorë tjerë të rëndësishëm. Këtë vit u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në realizimin e projekteve me dy donatorë tw ri për organizatën: SLA dhe Olof Palme Center. Me organizatën e parë u krijua një partneritet i mirë dhe bashkëpunim që pastaj vazhdoi me disa projekte. Zyra e organizatës “Syri i Vizionit” mori përsipër të mbulojë këtë organizatë në Kosovë. Gjatë vitit 2008 me SLA u realizua projekti i quajtur “Perspektiva rurale”, për të përkrahur fermerët dhe organizatat e tyre.

Në partneritetin me Olaf Palme Center u hartuan tri dokumente të rëndësishme për komunitetin: mbi bazën e strategjisë së Qeverisë së Kosovës u hartuan strategjia trevjeçare e veprimit për komunitetin rom e egjiptian në komunën e Pejës dhe të Istogut si Strategjia e veprimit për komunitetin serb në Pejë.

Ndërkohë vazhduan dhe u përmbyllën gjatë vitit projektet në kuadër të KIP-it, i cili shënoi përfundimin e misionit të tij. Projektet e fundit u realizuan edhe në lagjen 7 shtatori dhe në lokalitete tjera në komunën e Pejës dhe Istogut.

Gjatë këtij viti në partneritet me organizata02 dhe për të ndihmuar projektet e tyre, SiV ka zhvilluar disa aktivitete në rajonin e Pejës, kryesisht debate me qytetarë për tema të ndryshme. Me FiQ janë mbajtur disa debate gjatë këtij viti: Pejë Istog e Klinë nga një debat për transparencën dhe llogaridhënien në gjykata, një debat me qytetarë për sigurinë dhe një tjetër lidhur me rolin e misionit EULEX në Kosovë. Me OJQ KCIC një debat për rrezikun nga armët e vogla që mbahen pa leje nga qytetarët. Një tjetër debat në bashkëpunim me KDI është mbajtur me deputetët nga Peja ku kanë marrë pjesë pesë deputetë me qëllim të shtimit të komunikimit mes deputetëve dhe qytetarëve të rajonit. ME ATRC është diskutuar drafti i kushtetutës së Kosovës.

Në përkrahje të projektit “Kooperativa” që është zhvilluar në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi që ka implementuar AED, “Syri i Vizionit” ka ndihmuar përfshirjen e të rinjve nga rajoni i Pejës përmes një audicioni për përzgjedhjen e kandidatëve për një reallity shou me të rinj nga Kosova dhe Serbia që është transmetuar në televizionet e dy vendeve.

Një pjesë e stafit gjatë këtij viti ishte i angazhuar në projektet e filluara në vitin 2007: SDEKPI, Llazoviqi dhe rregullorja komunale për transparencë. Veç tyre aktivistët e organizatës u angazhuan në projekte dhe punë tjera vullnetare gjatë këtij viti.

Koordinimi i rrjeti të OWPEJL-së për Kosovë
Titulli i Projektit: Koordinimi i rrjeti të OWPEJL-së për Kosovë

Kohëzgjatja: 12 muaj (janar – dhjetor 2008)

Vendi: Kosovë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 11,700 €

Donatori: Hivos – Tavolo Trentino con il Kossovo

Qëllimi i projektit: Përkrahja dhe promovimi i fushave të programit të OWPEJL (projektet dhe nismat) me fokus në krijimin e përmbajtjes së materialeve për publikimin në gjuhën shqipe si dhe menaxhimin e rrjetit/përfaqësimin për Kosovë të OWPEJL-së. Koordinimi i aktiviteteve do të bëhet përmes rrjetit të OneWorld në rajonin e Evropës Juglindore.

Përfituesit: Përfitues të kësaj ndërmarrjeje janë të gjitha ato vende që i qasen përmes internetit OWPEJL dhe kështu njoftohen në mënyrë të shpejtë për zhvillimet që ndodhin në rajonin që mbulon OWPEJL si dhe në gjuhët e veçanta të lexuesve të këtyre vendeve.

Realizimi i projektit: Ky projekt bazohet në ofrimin e përkrahjes përmes shkëmbimit të informatave dhe materialeve online dhe të shtypura që kanë të bëjnë me fushat e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë dhe informimit të publikut. Përveç kësaj, OWPEJL u mundëson lexuesve të marrin informata në lidhje me zhvillimet e ndryshme sociale, ekonomike dhe politike në vendet që mbulon. Komunikimi në mes anëtarëve të rrjetit bazohet në partneritetin, ku çdo organizatë shkëmben informatat dhe materialet për shpërndarje të koordinuar.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Mbajtja dhe mbulimi i portalit në gjuhën shqipe të OWPEJL

• Publikimi i më tepër se 100 temave/çështjeve dhe publikimi në gjuhën shqipe. Këto informata më tej përkthehen edhe në gjuhët e vendeve ku shtrihet OneWorld;

• Angazhimi i rregullt i një personi (menaxher rrjeti) dhe gjysmë viti për redaktor;

• Ngritja e diversitetit të informatave të ofruara për vendet që mbulon platforma OWPEJL.

Kthimi në lagjen “7 Shtatori”, (faza e dytë-vazhdimësia)
Titulli i Projektit: Kthimi në lagjen “7 Shtatori”, (faza e dytë-vazhdimësia)

Periudha: 01 janar – 31 dhjetor 2008

Donatori: Ministria e punëve të jashtme të Danimarkës

Organizata zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet me Këshilli danez për refugjatë (DRC)

Shuma e projektit: 48.580 € (punësimi 24.900, kthimi e integrimi 5.800 + 4.380, pastrimi 3.500, edukimi 5.000, shëndetësia 5.000)

Qëllimi: Qëllimi i projektit ka qenë që t’u krijohen mundësi komunitetit rom dhe egjiptian, që të integrohen sa më mirë në vendin e tyre pas kthimin nga Mali i Zi. Përmes krijimit të kushteve më të mira për jetë, për shkollim, shërbime shëndetësore, etj. Projekti ka pasur për qëllim që t’ua përmirësojë kushtet për jetë por edhe të nxisë punësimin e tyre në mënyrë që ata të krijojnë të ardhura për vetmbajtje.

Përfituesit: Nga projekti ka përfituar gjithë komuniteti rom dhe egjiptian i lagjes, por edhe popullata shumicë. Përfitues direkt janë 12 të rinj të punësuar gjatë realizimit të projektit, si dhe të rinjtë dhe nxënësit e komunitetit që kanë përfituar kurse të ndryshme aftësimi e dhe mundësi shkollimi në nivelin fillor dhe parashkollor. Përfitues janë edhe Qendra e mjekësisë familjare në lagjen Fidanishte që i janë dhuruar pajisje mjekësore dhe aparatura, shkolla “Xhemal Kada” që është furnizuar me pajisje për punë fotokopje dhe një bibliotekë si dhe 7 kompani në qytetin e Pejës që kanë punësuar të kthyerit.

Realizimi i projektit: Projekti është vazhdim i projektit të realizuar në vitin 2007 dhe ka qenë i ndarë në disa komponentë. Komponenti i parë ka qenë edukues: parashkolloret, kurset për kompjuterë si dhe edukim për shëndetin riprodhues (të mbajtura nga Instituti për shëndet publik). Në kuadër të këtij komponenti me grante nga 2000 euro janë ndihmuar shkolla fillore “Xhemal Kada” libra për shkollë dhe fotokopje, si dhe Qendra për mjekësi familjare Nr.5 në ketë lagje, ku nga Drejtoria për shëndetësi, familjet e kthyera janë pajisur me libreza me të cilat lirohen nga pagesa për vizita shëndetësore në këtë qendër. Në komponentin e dytë të projektit janë punësuar edhe 12 persona tjerë(gjatë viteve 2006 dhe 2007 ishin punësuar 20 vetë), kryesisht nga komuniteti rom dhe egjiptian të kthyer. Personat e punësuar kanë nënshkruar kontratë 1 vjeçare me kompanitë ku ata janë punësuar përmes programit të projektit. Këto kompani kanë hartuar nga një plan të biznesit dhe në bazë të atij plani, projekti i ka përkrahur ato me pajisje për punë në vlerë prej 1.500 euro si dhe është bërë kompensimi i pagës së të punësuarve: për 2 muaj 75% nga projekti 25% nga kompania, në fazën e dytë 50% me 50%, faza e tret 25% projekti dhe 75% kompania dhe 6 muajt në vazhdim, kompania ka paguar rrogën e plotë prej 150 euro për secilin punëtor të punësuar.Komponenta e tretë është ajo me të cilën komuniteti ka realizuar iniciativa avokuse. Në takime të shumta, komuniteti ka zgjedhur të avokojë për pastërtinë e lagjes. Në bashkëpunim me Kompaninë për higjienë publike ka angazhuar ekskavatorët e vet dhe ka bërë pastrimin e lagjes, ku me pas janë blerë disa kontejnerë dhe se bashku me kompaninë publike për higjienë është bërë orari në cilën ditë do të vijë kamioni për mbledhjen e mbeturinave

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Organizimi dhe mbajtja e kurseve për kompjuterë për 20 fëmijët nga komuniteti rom e egjiptian

• Organizimi i aktiviteteve sociale me fëmijët parashkollorë si dhe kursi për shkrim-lexim për 12 fëmijë;

• Punësimi dhe monitorimi i punës së 12 punëtorëve dhe bizneseve;

• Ofrimi e pajisjeve për shkollën dhe ambulancën në këtë lagje

• Subvencionet për 7 kompanitë përfituese;

• Organizmi dhe mbajtjen e tre radio emisioneve në mediat lokale dhe publikimin e një numri të artikujve dhe intervistave në gazeta

• Pastrimi i lagjes dhe pajisja me kontejnerë

• Realizimi një debati...

Përpilimi i strategjisë së veprimit për komunitetin serb të komunës së Pejës
Titulli i Projektit: Përpilimi i strategjisë së veprimit për komunitetin serb të komunës së Pejës

Kohëzgjatja: 7 muaj (Qershor - dhjetor 2008)

Vendi: Pejë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 14.897 €

Donatori: The Olof Palme Center

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për synim të fuqizojë dhe përkrah fokus grupet e komunitetit të kthyer në komunën e Pejës përmes përpilimit të strategjisë trevjeçare. Kjo strategji ka dhënë kontribut të shumëfishta në ngritjes e kapaciteteve të komunitetit për të evokuar në zgjedhjen e problemeve të veta, ngritjes së kapaciteteve të liderëve të fshatrave dhe të lagjeve dhe bashkëpunimin me autoritetet. Është krijuar një bazë e të dhënave statistikore për komunitetin dhe një plan për veprim komunal në bashkëpunim me komunitetin dhe donatorë të mundshëm në periudhën trevjeçare. Publikimi i strategjisë dhe shpërndarja e saj tek donatorët e mundshëm dhe autoritetet tjera lokale dhe qendrore si dhe faktorët tjerë përkatës, përgjegjës për integrim të këtij komuniteti në shoqërinë aktuale kosovare.Komuniteti ka përfituar me përkrahje të dy projekte që dalin nga kjo strategji.

Përfituesit: Komuniteti serb i komunës së Pejës, shtatë lokacione të ndryshme të banuara me komunitetin serb në komunën e Pejës. Përfiton edhe pushteti lokal i Pejës, të cilit i është ofruar një dokument bazë i veprimit strategjik për të vepruar në këtë komunitet. Veç Strategjisë së shkruar, kanë përfituar edhe pensionistët e komunitetit serb të Gorazhdecit dhe të rinjtë e Bellopojës me nga një projekt më prioritar që ka dalë nga Strategjia: aktivizimi i klubit të pensionistëve në fshatin Gorazhdec përmes pajisjes me mjetet e nevojshme, si dhe me furnizimi i Pallatit të Kulturës në Bellopoje për të rinjtë e këtij fshati.

Realizimi i projektit: Në hartimin e strategjisë është punuar me komunitetin përmes fokus grupeve në secilin fshat. Gjithë problematika në të gjitha fushat e jetës është paraqitur në dokumentin përfundimtar që është hartuar në bashkëpunimin me komunën dhe komunitetin. Ky dokument paraqet bazën e planit të veprimit në këtë komunitet në periudhën trevjeçare, paraqitur sipas sektorëve përkatës, nga njëri lokalitet te tjetri. Strategjia jep rekomandimet se si të veprohet në sektorët kryesorë në të cilët është e nevojshme, paraqet në formë projektesh nevojat e komunitetit në tërësi. Veç kësaj, dy nga këto projekte janë përkrahur dhe realizuar menjëherë.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Krijimi i një baze të të dhënave të sakta dhe reale mbi gjendjen aktuale të komunitetit serb të komunës së Pejës në aspekt social dhe material.

• Ngritja e kapaciteteve tek lidershipi i komunitetit për veprim, për menaxhim të mëtutjeshëm më të mirë dhe të suksesshëm.

• Përcaktimi i prioriteteve reale me vete komunitetin dhe përpilimi i planit të veprimit për tre vite të ardhshme.

• Përpilimi i strategjisë trevjeçare për komunitetin serb të Komunës së Pejës dhe shpërndarja e saj tek komuniteti, autoritetet lokale dhe qendrore si dhe tek donatorët.

• Dhënia e dy granteve për jetësimin e klubit pensionist në fshatin Gorazhdevc dhe stimulimin e kthimit të të rinjve në fshatin Bellopojë përmes furnizimit me pajisje të Pallatit të Kulturës.

• Përmirësimi i kushteve dhe shtimi i mundësisë për ngritjen e kualitetit të jetës për komunitetin serb në këtë komunë.

• Ngritje e bashkëpunimit në mes komunitetit, pushtetit lokal, organizatave ndërkombëtare dhe faktorëve tjerë.

Plani për Komunitet të Sigurt “Vendi i Sigurt”
Titulli i Projektit: Plani për Komunitet të Sigurt “Vendi i Sigurt”

Kohëzgjatja: 9 muaj (qershor 2008 – shkurt 2009)

Vendi: Raushiq-Pejë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Forumi për Iniciative Qytetare, Prishtinë

Buxheti: (u realizua përmes FIQ)Donatori: Qeveria Gjermane

Qëllimi i projektit: Nxitja e banorëve lokalë dhe komunitetit më të gjerë për të marrë pjesë dhe përgjegjësi për ta bërë komunitetin e tyre më të sigurt. Duke krijuar një plan veprues ose strategji, anëtaret e komunitetit të prezantuar në grup, këshill ose komitet, të jenë në gjendje që t’i identifikojnë brengat e tyre të sigurisë dhe t’i adresojnë ato tek institucionet përgjegjëse.

Përfituesit: Përfitues të këtij projekti janë banoret e fshatit Raushiq, veçanërisht shkolla e fshatit dhe nxënësit, ku janë blerë dyer për shkollë, është rregulluar kabineti për ligjërata mbi sigurisë në komunikacion.

Realizimi i projektit: Fillimisht është bërë një hulumtim në terren për gjendjen e sigurisë, me zyrtarë të ndryshëm lokal dhe më pas është përzgjedhur vendi më i rrezikuar. Është bërë përzgjedhja e këshillit të vendit dhe janë mbajtur takime të vazhdueshme me institucione lokale dhe qendrore, për t’i zgjidhur problematikat që ka ky komunitet me sigurinë.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Përmirësimi i sigurisë së komuniteteve në mënyrë të vazhdueshme;

• Krijimi i lidhjeve më të forta në mes të shoqërisë civile dhe strukturave të sigurisë (policisë dhe komunës), duke ngritur aftësinë e pjesëmarrjes për të përmirësuar sigurinë njerëzore në nivel të komuniteteve;

• Përkrahja dhe nxitja e njerëzve për të punuar vet për zgjidhjen e problemeve të tyre;

• Sjellja e komuniteteve më afër autoriteteve lokale;

• Ngritja e ndikimit të shoqërisë civile mbi strukturat lokale;

• Shtimi i përgjegjshmërisë së institucioneve lokale mbi sigurinë në komunitet

Fushata informuese për komunitetin serb në Bllagaq dhe Bellopojë
Titulli i Projektit: Fushata informuese për komunitetin serb në Bllagaq dhe Bellopojë

Kohëzgjatja: 6 muaj (korrik - dhjetor 2008)

Vendi: Pejë & Istog

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 7.800 €

Donatori: Këshilli Danez për refugjatë (DRC)

Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për synim që të njoftojë dhe fuqizojë dy fokus grupe e që janë Bellopoja e Pejës dhe Bllagaqi i Istogut si dhe të përkrahë me nga një projekt më prioritar infrastrukturor që vet ata e vlerësojnë si më të rëndësishmin për jetën e tyre në vendet ku janë kthyer dhe jetojnë. Me projekt është zhvilluar një fushate informuese që ka pasur për qëllim primarë që vet komuniteti në fokus të informohet rreth rolit e shërbimeve publike të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare në mënyrë që t’u qasen më lehtë dhe më drejt. Qëllimi i projektit natyrisht me këto prezantime nga njëmbëdhjetë shërbime të ndryshme komunale si dhe ato publike, kishte për qëllim që të familjarizonte vet komunitetin, i cili ka nevoja të ndryshme me institucionet më të rëndësishme për nevojat e ndryshme të tyre. Me këtë fushatë komuniteti në fokus është informuar rreth mundësive të përfitimit nga shërbimet që u ofrohen, poashtu janë njoftuar me procedurat se si duhet aplikuar për nevojat dhe përfitimet e mundshme si dhe për kriteret që kërkohen nëpër këto shërbime. Qëllimi i kësaj fushate ka qenë që vet qytetari ta dijë si dhe ku të drejtohet për realizimin e të drejtave dhe kërkesave që i nevojiten e që i takojnë si qytetar i barabartë me gjithë të tjerët. Njoftimi i procedurave, mundësive, përgjegjësive dhe formave të aplikimit krijon një vetëbesim dhe është bazë solide për t’u ndier i sigurt, i barabarte duke plotësuar kërkesat personale në formë të rregullt të qasjes në institucionet përkatëse

Përfituesit: Këtu kanë përfituar banorët e fshatrave si Bellopoja e Pejës po ashtu edhe Bllagaqi i Istogut me njohuri të nevojshme për realizimin e të drejtave dhe nevojave të ndryshme që i kanë. Po ashtu në Bellopjë kanë përfituar projektin e ndriçimit të fshatit, kurse në Bllagaq përpos ndriçimit kanë përfituar kanalizimin, që është zhvilluar një pjesë nga THW, tjetra nga DRC.

Realizimi i projektit: Ky projekt është fokusuar në përmirësimin e kushteve jetësore dhe të kthimit të qëndrueshëm për komunitetin serb në fshatin Bellopojë të Komunës së Pejës si dhe atij Bllagaq të komunës së Istogut. Në këto dy është ngritur niveli i sigurisë dhe kualiteti i jetës. Është mbajtur një fushatë informuese ku komuniteti është njoftuar me procedurat dhe rolin e shërbimeve të ndryshme më qëllim që të përmirësohet qasja në institucione të ndryshme vendore dhe shërbimet që ofrojnë ato, për një integrim më të mirë të komunitetit. Në kuadër të njëjtit projekt në fshatin Bellopojë dhe Bllagaq është bërë ndriçimi publik i fshatit. Në Bllagaq pos ndriçimit është realizuar edhe projekti i kanalizimit, që është realizuar në dy faza. Kanalizimin për njërën pjesë të fshatit e ka bërë THW, kurse pjesën tjetër DRC.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Ngritja e bashkëpunimit në mes komunitetit, pushtetit lokal, organizatave ndërkombëtare dhe faktorëve tjerë përkatës.

• Krijimi i një bashkëpunimi të ndërsjellë si dhe besimit si bazë për realizimin më të lehtë dhe më të shpejtë të nevojave

• Ngritja e kapaciteteve përmes njohurive dhe njoftimit të procedurave e po ashtu edhe për mundësitë e ndryshme të përfitimit nga shërbimet e ndryshme lokale dhe ato ndërkombëtare.

• Përcaktimi i prioriteteve reale me vet komunitetin dhe realizimi i atyre më prioritare për të krijuar kushte për jetë më të mirë

• Realizimi i tri projekteve, dy në Bllagaq të Istogut dhe një në Bellopojë të Pejës për përmirësimin e infrastrukturës së këtyre dy vendeve.

• Familjarizimi i banoreve të të dy fshatrave për të marrë shërbime për nevojat e tyre në institucionet përkatëse

Strategjia për komunitetet rom e egjiptian në komunë Pejë dhe Istog 2009-2011
Titulli i Projektit: Strategjia për komunitetet rom e egjiptian në komunë Pejë dhe Istog 2009-2011

Kohëzgjatja: 12 muaj (Janar 2008 – Dhjetor 2008)

Vendi: Pejë - Istog

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 21,931 €

Donatori: Olof Palme Center

Qëllimi i projektit: Projekti synon të forcojë dhe mobilizojë komunitetet në mënyrë që Strategjia qeveritare ne nivel qendror në vitin 2007 të bartet në nivelin lokal. Strategjia paraqet gjithë kërkesat dhe nevojat e komunitetit në nivelin lokal dhe planin e veprimit në komunitet, konkretisht në komunën e Pejës dhe të Istogut. Projekti është zgjerim i punës së bërë në vitin 2007, kur projekti kishte përfshirë këto dy komuna.

Përfituesit: Përfitues direkt në aktivitete të projektit kanë qenë komunitetet, 9 fokus grupe me nga 10 persona nëpër lagje dhe fshatra të ndryshme të komunave Pejë e Istog, dy komunat përkatësisht zyrat e komuniteteve dhe zyrat për kthim në të dy komuna si dhe organizatat e komuniteteve. Përfitues indirekt kanë qenë kryetarët e Komunave Pejë dhe Istog, shefat e administratës, drejtorati për shërbime publike, deputetët në parlamentin e Kosovës nga komunitetet si dhe përfaqësuesit e partive politike të komuniteteve në komunat Pejë dhe Istog.

Realizimi i projektit: Projekti është fokusuar në përpilimin e strategjisë vepruese për komunitetet rom, egjiptian dhe ashkali në komunat Pejë dhe Istog. Për më tepër projekti është fokusuar edhe në fuqizimin e komuniteteve duke realizuar takime dhe trajnime të ndryshme me qëllim ngritjen e kapaciteteve të komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali në të dyja komunat. Projekti për një vit ka bërë identifikimin e problematikave dhe nevojave tek komuniteteve në bazë të fshatrave dhe lagjeve të ndryshme, duke përfshirë të gjitha prioritetet e komuniteteve në një dokument të përbashkët të përpiluar nga OJQ “Syri i Vizionit” së bashku me Komunat Pejë dhe Istog si dhe përfaqësuesit e komuniteteve në të dyja komunat.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Dy strategji të veprimit për periudhën trevjeçare janë hartuar bashkë me komunitetin dhe me Kuvendet komunale të Pejës dhe Istogut

• Afër 30 takime me pjesëmarrje janë mbajtur për t’u bindur që rekomandimet dhe brengat e qytetarëve janë përfshirë në strategji

• Është krijuar një bazë me të dhëna të hollësishme për gjendjen e këtij komuniteti në dy komuna

• Së paku pesë mini projekte që dalin nga këto strategji janë implementuar në nivel lokal në mbështetje të këtyre planeve të aksionit

• Komuna njeh më mirë problemit e komuniteteve, është rritur bashkëpunimi mes komunitetit dhe autoriteteve

• Përmes pjesëmarrjes në takime për identifikimin e problemeve, përmes tra trajnimeve të mbajtura me temat: Avokimi, Planifikimi Strategjik dhe Hartimi i projekt Propozimeve më se 30 përfaqësues të komunitetit janë aftësuar për të qenë paraqitur më mirë kërkesat e komunitetit dhe për të kërkuar zgjidhjen e tyre.

• Krijimi dhe mbajtja e dy këshillave të përbashkët të komuniteteve, këshilla të krijuara në përfaqësues të fshatrave, që kanë luajtur rol aktiv në hartimin e strategjisë në komunat Istog e Pejë. Krijimi i 19 fokus grupeve në fshatrat dhe lagjet e ndryshme të këtyre komunave të cilat gjatë hartimit të projektit kanë ngritur nivelin e bashkëpunimit brenda grupit dhe brenda komunave.

Perspektiva Rurale
Titulli i Projektit: Perspektiva Rurale

Kohëzgjatja: 12 muaj (Janar 2008 – Dhjetor 2008)

Vendi: Pejë, Istog, Deçan, Klinë

Organizata(t) zbatuese: Syri i Vizionit

Buxheti: 60,000 €

Donatori: Swiss Labor Assistance, SLA

Qëllimi i projektit: Projekti ka pasur për qëllim përmirësimin e kushteve jetësore rurale dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Kosovën Perëndimore. “Perspektiva rurale” ka nxitur organizatat e fermerëve që të zhvillojnë ide novatore dhe t’i ofrojë shërbime më të mira anëtarëve të tyre.

Përfituesit: Grup në fokus direkt i projektit kanë qenë dhjetë organizatave fituese që kanë hyrë në fazën e dytë të projektit, në të cilën për së paku nga gjashtë anëtarë të secilës organizatë kanë ndjekur sesionet e mësimit/ këshillimit të organizuar. Indirekt të kyçur në projekt kanë qenë 22 organizata tjera fermerësh, idetë e biznesit të të cilave nuk janë zgjedhur nga juria ndër dhjetë më të mirat. Në projekt janë kyçur edhe institucione që kanë marrë pjesë në jurinë, që në dy fazat e eliminimit ka përfshirë 25 anëtarë, secili duke përfaqësuar nga një institucion. Pjesëmarrës në aktivitetet e projektit kanë qenë të gjithë strukturat nga ato të rinjve, grave si dhe minoriteteve.

Realizimi i projektit: Projekti Perspektiva rurale gjatë realizimit është përbërë nga tri faza. Në fazën e parë janë mbajtur takime me katër komunat e regjionit të Pejës për t’i njoftuar me projektin si dhe për të siguruar përkrahjen, si dhe takimet të gjitha organizatat aktive në këto komuna për të bërë regjistrimin e tyre për pjesëmarrje në garë. Të gjitha, 32 organizatat kanë përpiluar një biznes ide dhe nga to janë zgjedhur 10 idetë më të mira të cilat kanë vazhduar garën më tutje. Në fazën e dytë këto 10 organizata janë përfshirë në mësimin për përpilimin e planet e biznesit për idetë e tyre fillestare që i kishin dorëzuar në fillim. Këto 10 organizata kanë garuar për të fituar njëri nga pesë grantet që janë ndarë nga projekti. Gjatë kësaj faze është bërë edhe ndarja e pesë grandeve për plan bizneset më të mira të cilat janë zgjedhur nga juria e jashtme. Faza e tretë e projektit ka qenë monitorimi nga stafi i projektit për implementimin e këtyre plan bizneseve.

Aktivitetet dhe Rezultatet:

• Përpilimi i 32 biznes ideve nga organizatat e fermerëve që vijnë nga rajoni i Pejës me katër komunat Istog, Pejë, Deçan, Klinë

• Krijimi i listës së organizatave aktive të fermerëve në rajonin e Pejës, fletëpalosjet në tri gjuhë shqip, serbisht dhe anglisht me përmbajtjen e informatave mbi projektin, partneret si dhe donatorin e projektit dhe regjistrimin e organizatave

• Përpilimi i nëntë biznes planeve nga organizatat fituese

• Broshura në dy gjuhë shqip dhe anglisht në të cilën janë përmbledhur nëntë planet e biznesit

• Konsolidimi i jurisë neutrale, e përbërë prej institucionet lokale, bankat, shoqëria civile, biznesi privat dhe universitetet, për dy fazat e evoluimit të ideve të biznesit dhe të planeve të biznesit.

• Organizimi i 23 sesioneve të mësimit / këshillimit për dhjetë organizata fituese në fazën e parë mbi zhvillimin e idesë fillestare të biznesit, në të cilat kanë marrë pjesë 216 persona prej tyre 30 femra dhe 22 të komunitetit boshnjak.

• Njohja më e mirë e institucioneve lokale si dhe institucioneve tjera të përfshira në juri (institucionet që kanë të bëjnë direkt ose indirekt me zhvillimin e bujqësisë) me problemet në bujqësisë në rajonin e Pejës si dhe idetë e organizatave joqeveritare në zgjedhjen e këtyre problemeve.

• Financimi i pesë planeve të biznesit të organizatave joqeveritare të fermerëve fituese në garë.

Skip to content