Bllacë, 23 tetor 2025 – Në ambientet e Shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Ramë Bllaca”, në fshatin Bllacë të Komunës së Suharekës, u zhvillua të mërkurën një sesion ndërgjegjësimi mbi diabetin.
Dr. Betim Iballi informoi pjesëmarrësit për shkaqet kryesore të kësaj sëmundjeje kronike, mënyrat e parandalimit dhe qasjet bashkëkohore të trajtimit. Ai theksoi rëndësinë e kontrollit të rregullt të glicemisë, adoptimit të një stili të shëndetshëm jetese dhe menaxhimit të kujdesshëm të diabetit në përditshmëri.

Aktiviteti mblodhi jo vetëm persona që jetojnë me diabet ose kanë familjarë të prekur, por edhe qytetarë të interesuar të informohen për parandalimin dhe menaxhimin efektiv të sëmundjes.
Në përmbyllje, infermierja Arlinda Pirku realizoi matje orientuese të tensionit të gjakut dhe të niveleve të glukozës, duke u ofruar të pranishmëve një pasqyrë më të qartë mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Ky sesion ndërgjegjësues është realizuar nga Syri i Vizionit dhe mbështetur nga AQH Project .