mendo globalisht,
vepro lokalisht

Konkurs për Fëmijë


Syri i Vizionit në bashkëpunim me organizatën Save the Children për herë të parë në Kosovë ka themeluar grupin e parë kombëtar të Kosovës drejtuar nga fëmijët, Respektoni të Drejtat tona (ROR), e cila ka për qëllim monitorimin dhe zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e fëmijës. ROR përfshin 24 fëmijë, 14 -17 vjeç, nga komuna të ndryshme, prejardhje etnike të ndryshme, dhe fëmijë me aftësi të kufizuara.

Këtë vit, në grup do të bëhen disa zëvendësime, fëmijët e përzgjedhur do t’i bashkëngjitën grupit ROR, prandaj ju inkurajojmë të konkurroni bazuar në këtë thirrje dhe plotësoni pyetësorin e më poshtëm në linkun e bashkëngjitur. Përzgjedhja do të bëhet në bazë të përgjigjeve të pyetësorëve, si dhe kandidatë që do të kenë përparësi janë fëmijët nga mosha 14-17 vjeç, fëmijët nga komunitetet pakicë, dhe fëmijët nga të gjitha komunat e Kosovës.

Çfarë bënë ROR, dhe pse të anëtarësohem:
Grupi ROR, do të bënë monitorimin e zbatimit të Konventës Ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve në Kosovë dhe ligjeve vendore dhe dokumenteve dhe politikave tjera të cilat kanë për qëllim mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve. Si anëtar i grupit ROR, do të keni mundësinë të:
- bëni hulumtime, nxjerr raporte në nivel shteti që kanë të bëjnë me situatën aktuale të të drejtave të fëmijëve dhe zbatimin e Konventës dhe ligjeve vendore;
- avokoni të institucionet nacionale për përmirësim të pozitës dhe situatës së të drejtave të fëmijëve në Kosovë;
- Rregullisht bëni promovimin e Konventës për të drejtat e fëmijës, përmes vizitave të shumta në shkolla të ndryshme të Kosovës por edhe organizimit të ngjarjeve të ndryshme lokale;
- Merrni pjesë në trajnime dhe shkolla verore të ndryshme.
Ju, duhet të jeni pjesë e këtij grupi sepse askush tjetër nuk mund të avokojë dhe të mbrojë të drejtat e juaja më mirë se ju, askush nuk mund të jetë më I fuqishëm në kërkesat e juaja për të drejtat qe ju garantohen me Konventë dhe Legjislacion. Ti je shumë i rëndësishëm për këtë grup, krahas punës, aktiviteteve,  do keni mundësi të mësoni shumë çka, për dhe mbi të drejtat e juaja, të krijoni shoqëri më fëmijë të tjerë dhe të jenë pjesë aktive e shoqërisë . Zëri juaj është i rëndësishëm andaj ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij grupi.

Cilat janë kriteret:
1. Mosha juaj: 14 – 17 vjeç
2. Dorëzohet aplikacioni i plotësuar (shih me poshtë)
3. Të jetë banor i Kosovës
4. Përparësi kanë :
- Fëmijët që kanë njohuri në fushën e të drejtave të fëmijëve
- Që kanë realizuar fushata për të drejtave të tyre
- Kanë afirmuar të drejtat e tyre para të rriturve dhe institucioneve
- Komuniteteve pakicë
- Me nevoja të veçanta

Afati i fundit për të aplikuar është deri më 14 shkurt, 2023.


Nëse keni nevojë për udhëzime shtesë ju lutem na kontaktoni në numër të telefonit +383 49 139 506 apo në emal adresën [email protected].

Me respekt,
OJQ Syri i Vizionit dhe Save the Children International

I. Të plotësohet nga fëmija

A keni dëshirë dhe vullnet të mësoni si të bëheni hulumtues:

A keni biseduar me prindërit e juaj per të aplikuar:

A jeni angazhuar ndonjëherë në shkollën e juaj (nëse po sqaroni):

Çfarë mendoni për interesimin e fëmijëve për të drejtat e tyre?

Përse dëshironi të jeni pjesë e grupit ROR?

Në cilën fushë e shihni më shumë veten të angazhuar?

A premtoni se do të jeni maksimalisht të angazhuar në ROR?

II. Të plotësohet nga njëri prej prindërve/kujdestarit ligjor të fëmijës

E kuptoj që fëmija im gjatë angazhimit në projekt do të jetë pjesëmarrës në aktivitete si:
1. Trajnime të hulumtimit,
2. Angazhim për të plotësuar pyetësorët gjatë hulumtimit,
3. Udhëtime jashtë qytetit të tij,
4. Pjesëmarrje në prezantimin e gjetjeve në hulumtim
5. Pjesëmarrje në takime me institucionet për prezantimin e të gjeturave

Koment nga prindërit:

Me anë të kësaj pajtohem që fëmija im të jetë pjesë e projektit, dhe njëkohësit deklaroj që e lejoj fëmijën tim të jetë pjesëmarrës në aktivitete e parapara në projekt.