mendo globalisht,
vepro lokalisht

Ceremonia pëmbyllëse e projektit MOBKOS

28.09.2011

Mbahet ceremonia përmbyllëse e projektit MOBKOS
   
Pejë 29 shtator 2011. Sot në asamblenë komunale të Pejës është mbajtur ceremonia përmbyllëse e projektit për mobilitet urban MOBKOS, që është realizuar që nga viti 2009 në qytetin e Pejës. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin zyrtarët të urbanizmit dhe shërbimeve publike nga qendrat kryesore të Kosovës si  dhe përfaqësues nga Hekurudhat e Kosovës, shoqëria civile, biznese të ndryshme, kompani që merren më hartimin e planeve urbanistike në Kosovës dhe mediat. Në këtë ceremoni janë bërë edhe prezantime të shumta nga Komuna e Pejës që kanë folur për rëndësinë që ka pasur projekti i MOBKOS-it në zhvillimin e planeve urbanistike në qytetin e Pejës. Ka pasur prezantime nga organizatat e ndryshme joqeveritare të cilat kanë prezantuar punën e tyre që kanë bërë gjatë realizimit të projektit të MOBKOSit në zhvillimin e çiklizmit dhe shtigjeve për ecje, në sigurinë e nxënësve afër shkollave, në përmirësimin e zhvillimit të komunikacionit normal në qytete, në transportin urban, parkingje shtigje për çiklizëm etj.
Në fund të ceremonisë janë ndarë shpërblime për të gjithë akterët të cilët kanë dhënë kontribut në zhvillimin e mobilitetit urban sidomos në qytetin e Pejës. Gjithashtu qyteti të Pejës i është ndarë edhe certifikata e BAYPAD që bënë Pejën pjesë të qyteteve tjera evropian për zhvillim të çiklizmit. Ceremonia e transferim Mobkos është organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, Qeverinë Flamane-Belgjikë, Komunën e Pejës dhe të gjithë partnerët tjerë që kanë kontribuar për platformën e mobilitetit urban në Kosovë 2009-2011.