mendo globalisht,
vepro lokalisht

Prezantimi i strategjisë për komunitetin serb në Klinë

28.09.2011

04 shkurt 2011: Është mbajtur ceremonia e prezantimit të Strategjisë së veprimit për komunitetin serb në Komunën e Klinës në vitet 2011-2013. Strategjia e hartuar nga OJQ Syri i Vizionit në bashkëpunim me komunitetin dhe Komunën e Klinës është realizuara gjatë vitit 2010 me projektin e financuar nga Olaf Palme Center. Ajo është prezantuar në një solemnitet në hotel Dukagjini në prani të autoriteteve komunale të Klinës, përfaqësuesve të komunitetit serb nga fokus grupet e krijuara në fshatra, organizatave ndërkombëtare dhe medieve. Strategjia është vazhdimësi e projekteve të tjera të realizuara gjatë viteve të kaluara në Istog dhe Pejë në të cilat është punuar gjatë viteve të kaluara, ndërsa në vitin 2011 do të hartohet strategjia e veprimit në komunitetin serb në Rahovec.