mendo globalisht,
vepro lokalisht

Syri i Vizionit ndërron zyrat

28.09.2011


15 janar 2011: Shtimi i numrit të stafit dhe nevoja për më shumë hapësirë ka bërë që organizata ndërrojë adresën duke kaluar nga ambienti që kishte në zyrë në një lokal afarist në Qendër Zejtare, në një objekt të ri trekatësh në rrugën Isa Demaj në qendër të Pejës. Objekti i ri shfrytëzohet bashkë me partnerin tonë që është organizata zvicerane Swiss Labor Assistance (SLA) dhe ofron shumë më shumë hapësirë dhe kushte për punë.