mendo globalisht,
vepro lokalisht

SiV organizon konferencën shkëmbimore mbi rininë dhe punën

18.10.2011

 

SiV organizon konferencën shkëmbimore mbi rininë dhe punën16-17 shtator 2011- “Syri i Vizionit” në bashkëpunim me organizatën zvicerane Solidar Suisse dhe me ndihmën e NGO Zora nga Zenica, ka organizuar në Bosnje e Hercegovinë një konferencë rajonale shkëmbimore lidhur me rininë dhe punësimin. “Exchange conference of youth NGOs and trade unions on decent work for young people in Southeastern Europe” ka mbledhur organizatat rinore dhe sindikatat nga tri shtete Bosnja, Serbia dhe Kosova, që më parë kanë implementuar projektet të financuara nga Solidar Suisse. Në konferencë janë prezantuar projektet aktuale që kanë kryer organizatat dhe janë analizuar mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Syri i vizionit ka prezantuar projektin “Mismatch” që ka realizuar gjatë këtij viti në komunën e Pejës, projekt që ka të bëjë me analizën e përshtatshmërisë së shkollave të mesme profesionale me nevojat e tregut të punës, në kuadër të cilit janë realizuar pyetësorë me rreth 120 biznese të komunës së Pejës.