mendo globalisht,
vepro lokalisht

U mbajt debati publik për Kushtetutën në Pejë

20.10.2011

Komisioni për Amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në bashkëpunim me rrjetin e OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ka mbajtur në Pejë debatin publik “Kushtetuta po ndryshon- Thuaje edhe ti fjalën tënde”.

Debati kishte për qëllim të konsultojë qytetaret lidhur me këto çështje: Kush mund të kandidohet për president, kush mund të propozojë kandidatë për president, si do të votohet për zgjedhjen e presidentit, para kujt jep betimin ai dhe kush mund ta shkarkojë presidentin.

Debati është mbajtur në Sallën e Kuvendit Komunal të Pejës dhe në të ka marrë një numër i madh i qytetarëve të Pejës si dhe pesë anëtarë të komisionit për amandamentimin e kushtetutës. "Demokracia në veprim" është duke mbajtur një seri debatesh dhe një fushatë sensibilizimi për të rritur pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e ndryshimit të kushtetutës së vendit.