mendo globalisht,
vepro lokalisht

Thirrje për të marr pjesë në trajnimet e TACSOs

08.11.2011

Thirrje për të marr pjesë në trajnimet e TACSOs “Si të përgatitet projekt propozimi – forma e plotë e aplikimit” në përgjigje të thirrjes për projekt propozime EIDHR 2011
3 nëntor 2011


Projekti Asistencë Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile (TACSO) me qëllim të mbështetjes së OSHC-ve të Kosovës në aplikimin për thirrjen  për propozime EIDHR ka mbajtur një varg sesione informuese në tërë Kosovën, duke informuar OSHC-të për thirrjen e hapur për propozime të EIDHR, objektivat, regullat dhe kërkesat e thirrjes. Gjithashtu TACSO do të ofrojë trajnime tre-ditore ku detalisht do të elaborohet përgatitja e formës së plotë të aplikimit në përputhje me objektivat, rregullat dhe kërkesat e thirrjes. Gjeni më poshtë orarin e trajnimeve.  Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë kërkon projekt propozime që kanë të bëjnë me fuqizimin e rolit të shoqërisë civile në promovimin e të drejtave të njeriut dhe reformave demokratike, parandalimit të konflikteve dhe përkrahjes së konsolidimit të pjesëmarrjes dhe përfaqësimit politik në Kosovë.


Sesioni trajnues i (trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe)
“Si të përgatitet projekt
propozimi - forma e plotë e aplikimit”     16-19 nëntor    Hotel “Nora”- Klinë

Sesioni trajnues II  (trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe)
 “Si të përgatitet projekt
propozimi - forma e plotë e aplikimit”    23-26 nëntor     Hotel ‘Nora”- Klinë

Sesioni trajnues III  (trajnimi do të mbahet në gjuhën serbe)
“Si të përgatitet projekt
propozimi - forma e plotë e aplikimit”    1-3 dhjetor 2011    Qendra Informuese dhe Kulturore e BE-së Mitrovicë

Për të përfituar nga programi trajnues i TACSOs ju lutem regjistroni organizatën tuaj përmes plotësimit të formës së bashkangjitur të regjistrimit. Ju lutem dërgoni formën e regjistrimit deri më 9 nëntor 2011, 17:00 në [email protected] . Nga pjesëmarrësit e selektuar do të kërkohet të përcjellin tërë programin e trajnimit (tri ditë të plota të trajnimit). TACSO do të mbulojë të gjitha shpenzimet e trajnimit.  
 

Shkarko formularin e regjistrimit