mendo globalisht,
vepro lokalisht

Debat me të rinjtë e kthyer nga vendet perëndimore

21.11.2011



Prizren 20 nëntor-  Me moton “Dua të jem pjesë e Kosovës” është mbajtur debati me të rinjtë që janë kthyer nga vendet perëndimore nga komunitetet rom, egjiptian dhe ashkali nga komuna e Gjakovës dhe Prizrenit. Qëllimi i këtij debati ishte në mbështetje të integrimit të të rinjve që janë kthyer nga vendet evropiane në Kosovë. Pjesëmarrësit në debat kanë thënë se që nga kthimi i tyre, shumica e të rinjve të këtij komuniteti ndjehen të izoluar për arsye të kushteve të vështira ekonomike, pamundësisë për të komunikuar në gjuhen shqipe apo rome me bashkëmoshataret e tyre në Kosovë, pasi që shumë prej tyre janë lindur dhe rritur në vendet perëndimore.
Projekti “Dua të jem pjesë e Kosovës” implementohet nga organizata e komuniteti Iniciativa për Veprim nga Gjakova mbështet nga Organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja, në kuadër të projektit për fuqizimin e komuniteteve mbështetur financiarisht nga Olof Palme Center nga Suedia.