mendo globalisht,
vepro lokalisht

Shkëmbim përvojave të kthimit dhe re-integrimit

23.11.2011

Klinë 15 Korrik 2011- Organizata Syri i Vizionit nga Peja, në kuadër të projektit “Përkrahje kthimit dhe reintegrimit përmes fuqizimit të komunitetit të kthyer dhe adresimit të nevojave të tyre në institucione” ka organizuar vizitën me përfaqësuesit e komunës së Obiliqit, përfaqësues të komuniteteve të kthyer dhe atij pritës, me qëllim të shkëmbimit të përvojave të mira të kthimit dhe re-integrimit, ku nikoqir të kësaj vizite kanë qenë komuna e Klinës.
Vizita së pari është bërë në institucionet komunale, pastaj në fshatin Videj ku mysafirët nga komuna e Obiliqit i kanë prit edhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme në fshatin Videj, më pas mysafirët së bashku me nikoqirët e komunës së Klinës kanë vizituar edhe Manastirin e Budisalcit.

Vizitat janë realizuar edhe në Komunën e Rahovecit, Ferizajit. Projekti përkrahje kthimit dhe reintegrimit përmes fuqizimit të komunitetit të kthyer dhe adresimit të nevojave të tyre në institucione, mbështetet financiarisht nga DRC dhe zyra ndërlidhëse e komisionit evropian, ndërsa implementohet nga OJQ Syri i Vizionit në partneritet me Organizatën VOK, në komunat Klinë, Rahovec, Obiliq dhe Ferizaj.