mendo globalisht,
vepro lokalisht

Publikohet strategjia për komunitetin rom, egjiptian dhe ashkali në Deçan

24.01.2012

24 janar 2012- Në Deçan është publikuar strategjia e veprimit 2012-1014, strategji kjo tri vjeçare për komunitetet rom, egjiptian dhe ashkali, që është hartuar nga organizata “Syri i Vizionit” mbështetur nga Olof Palme International Center.

Ceremonia është mbajtur në lokalet e hotel Swiss në Deçan, ku kanë marrë pjesë zyrtarë komunalë, përfaqësues të komuniteteve, OSCE-ja, LMT-ja dhe mediat. Zyrtarët komunalë, saktësisht Zyra për komunitete  këtë strategji e kanë vlerësuar si dokument mjaft të rëndësishëm për institucionet komunale dhe vet komunitetin. Sipas Nezir Balaj nga zyra për komunitete “Një strategji e tillë i ka munguar komunës së Deçanit, dhe se tani ky dokument  do të na ndihmoje ne si zyrë dhe  Komunës në mbështetjen e komunitetit, që projektet zhvillimore për komunitet që janë në këtë strategji të futen në prioritetet e investimeve të komunës për vitet në vazhdim”.

Ceremonia që ka qenë edhe aktiviteti përmbyllës i projektit njëvjeçar të implementuar nga Syri i Vizionit në komunën e Deçanit, ku janë shpërndarë edhe kopjet e Strategjisë trevjeçare për komunitetet rom, egjiptian dhe ashkali.


Me projektin në Deçan është përmbyllur projekti katërvjeçar i hartimit të strategjive për komunitetin serb dhe për komunitetet rom, egjiptian dhe ashkali në komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Rahovec, gjatë të cilit përveç nëntë  strategjive në pesë komuna janë financuar edhe rreth 35 mini grante me iniciativa nga fokus grupet dhe OJQ-të e komunitete në këtë rajon.