mendo globalisht,
vepro lokalisht

Trajnime për orientim në profesion për nxënësit e shkollave të Pejës

06.06.2012

Trajnime për orientim në karrierë për nxënësit e shkollave të Pejës

04 qershor 2012- Për nxënësit e klasave të nënta në dhjetë shkolla fillore të Pejës më datë 31 maj, 1 dhe 4 qershor janë mbajtur këshillime për orientim në karrierë. Trajnerë të certifikuar nga Prishtina bashkë me profesorë nga shkollat Ekonomike dhe Teknike të Pejës u kanë folur nxënësve në këto shkolla për mundësitë e përcaktimit të tyre për zgjedhjen e profesionit me regjistrimin në shkollën e mesme pas përfundimit të klasës së nëntë.
Ndërsa për 18 shkollat fillore të fshatrave të Pejës me afër 40 klasë të nënta janë shpërndarë guidat mbi mundësitë e shkollimit të mesëm profesional në Komunën e Pejës.