mendo globalisht,
vepro lokalisht

Trajnohen mbi 30 kryetarë të bashkësive lokale

03.08.2012

Organizata joqeveritare “Syri i Vizioni”, përmes punës së drejtpërdrejtë  dhe trajnimeve të shumta është duke fuqizuar rolin e kryetarëve të bashkësive lokale në disa lokalitete në pesë komuna të rrafshit të Dukagjinit: Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec. Që nga muaji prill i këtij viti janë duke u mbajtur trajnime profesionale në secilën prej komunave, në fushën e avokimit dhe projekt propozimeve. Në secilin komunë është përzgjedhur nga një bashkësi lokale që përbehet prej 5-13 fshatrave, që shërbejnë si një test apo pilot projekt në punën e SiV për fuqizimin e kryetarëve të bashkësive lokale dhe rolin e tyre aktiv në proceset vendimmarrëse, në nivel lokal dhe në atë qendror.
Ky program që Syri i Vizionit është duke implemntuar në këto komuna mbështet nga organizata OLOF Plame Center nga Suedia. Në kuadër të këtij projekti do të punohet edhe në fuqizimin e shoqërisë civile, organizatave aktive joqeveritare dhe grupeve joformale nëpër zonat e ndryshme, të cilave do t’u ofrohen trajnime profesionale.
Në kuadër të këtij projekti është hapur edhe një zyre që do të ofrojë ndihmë grupeve të ndryshme të interesit që t’u qasen shërbimeve të ndryshme publike dhe të jenë pjesë e institucioneve vendimmarrëse, si dhe është krijuar një ueb faqe që do të paraqesë të arriturat dhe problemet me të cilat ballafaqohen banorët e këtyre komunave ku është duke u realizuar projekti.