mendo globalisht,
vepro lokalisht

Debat publik me studentët pejanë për edukim të votuesve

25.10.2012

Pejë, 23 tetor 2012- Organizata Joqeveritare Syri i Vizionit në bashkëpunim më Institutin Demokratik KDI, në kuadër të rrjetit të OJQ-ve Demokracia në Veprim , kanë mbajtur debat publik më studentët e Universitetit Publik “Haxhi Zeka”, për rendësin e pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhje dhe rendësit që ka vota e tyre. Në këtë debat përveç përfaqësuesve të Syrit Vizionit mori pjesë edhe kryetari i komunikonit Komunal Zgjedhor  (KKZ),  Abdurrahim Haxhisefa, ku studentët u njoftuan me procesin zgjedhor, reformat që janë duke u bërë si dhe rendësin pjesëmarrjes së tyre për dal në votime në zgjedhjet që do të mbahen vitin tjetër.
Studentët kanë vlerësuar se mos pjesëmarrje tyre në zgjedhje vije si pasojë e mungesës se kuadrove që sjellin partitë politike si dhe programet e tyre që tashmë janë konsumuar pasi sipas tyre çdo herë janë me të njëjtin program  dhe premtime. Gjithashtu ata kanë thënë se manipulimet dhe vjedhjet e votave që kanë ndodhur kanë bërë ata që të kenë edhe një arsye tjetër shtesë për mosdalje në votime, duke akuzuar edhe institucionet e drejtësisë se nuk kanë shqiptuar dënimet e duhura dhe nuk ka informata se sa persona janë dënuar që kane vjedh vota apo kanë dëmtuar procesin zgjedhor.
Debati publik me studentë është pjesë e fushatës  “Merr Pjesë” fushatë kjo që është duke u realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me organizatat partnere nga Demokracia në Veprim nëpër regjione të Kosovës që janë pjesë e rrjetit të OJQ-ve , dhe është mbështetur nga IFES dhe USAID-