mendo globalisht,
vepro lokalisht

Konferenca me temën “Qytetaria Aktive”

03.11.2012

 

Komunikatë për media

Qytetaria Aktive Sfidë për Qeverinë dhe Komunat


Prishtinë, 02 Nëntor 2012 Organizata Joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja, ka mbajtur konferencën me temën “Qytetaria Aktive” ku ka publikuar edhe një raport mbi Qytetarin aktive. Konferenca është mbajtur në Prishtinë, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të MAPL-së, Asociacionit të komunave të Kosovës, komunat e rrafshit të Dukagjinit, shoqëria civile dhe përfaqësues të fshatrave dhe lagjeve të komunave të regjionit të Pejës dhe Prizrenit.
Aktivizimi i qytetareve për të qenë pjesë e proceseve vendimmarrëse dhe për të adresuar problematikat e tyre tek institucionet ne nivel lokal dhe qendror mbetet një sfidë për Institucionet ne nivel lokal dhe atë qendror, u tha në konferencë.
Avni Sahiti, Drejtor i Departamentit për Hulumtime dhe Reformë të Pushtetit Lokal nga MAPL-ja ka thënë se “Komunat kanë të gjitha mekanizmat ligjore dhe mbështetjen e tyre për të rregulluar bashkëpunimin e tyre si komuna me liderët e fshatrave dhe lagjeve urbane, ashtu siç parasheh ligji për vetëqeverisje lokale dhe udhëzimi administrativ, andaj ne si Ministri vazhdimisht ju ofrojmë ndihmën që ata kërkojnë”.Ndërkohë, zyrtarët komunalë të pranishëm në këtë takim janë shprehur të shqetësuar se nuk do të mund të zbatojnë rregulloret për bashkëpunim të komunës me përfaqësuesit e fshatrave dhe lagjeve urbane, pasi që këtyre personave duhet të ju behet një lloj pagese apo stimulimi për angazhimin e tyre që të jenë aktivë.
Zekije Sutaj, nga Zyra Ligjore e komunës së Istogut, komunë kjo e cila në korrik të këtij viti ka hartuar dhe miratuar rregulloren komunale ka thënë se “Ne kemi miratuar rregulloren, por nuk kemi ndonjë linje buxhetore si mund t’i paguaj përfaqësuesit që përzgjidhen në fshatra dhe lagje urbane, sepse as në ligjin për vetëqeverisje lokale e as në udhëzimin administrativ nuk specifikohet se në çfarë forme mund të paguhen këta persona, por duhet Ministria e Financave dhe ajo e Pushtetit lokal të hartojnë një linjë buxhetore që komunave të ju mundësohet një stimulim për përfaqësuesit apo të përzgjedhurit e këshillave lokale”.
Në anën tjetër nga shoqëria civile dhe përfaqësuesit e disa fshatrave dhe lagjeve urbane kanë thënë se “Patjetër duhet stimulohen këta lider apo përfaqësues, sepse tashmë askush nuk dëshiron që të japë më kontribut vullnetar, por për të pasur një qytetari aktive dhe liderë aktive që më kohë adresojnë problematikat e tyre drejt institucioneve duhet paguar apo stimuluar.
Zyrtarët nga Asociacioni i Komunave dhe MAPL-ja janë zotuar se do ta adresojnë çështjen e pagesës edhe në Qeveri që të shikohet mundësi për përmirësimin e bashkëpunimit të komunave me qytetarët e tyre.Në këtë konferencë është publikuar edhe raporti “Qytetaria Aktive”, raport ky i hartuar nga Organizata Joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja, mbështetur nga Olof Palme International Center dhe SIDA.

Me respekt,

OJQ “Syri i Vizionit”
Tel.+377(0)44695650
Email: [email protected]
www.syriivizioint.org