mendo globalisht,
vepro lokalisht

OJQ Syri i Vizionit takon kryetarët e komunave të Dukagjinit

07.02.2013

OJQ Syri i Vizionit takon kryetarët e komunave të Dukagjinit

OJQ Syri i Vizionit vazhdon edhe këtë vit në fuqizimin e qytetarisë aktive, duke u përqendruar  më shumë në zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve ekzistuese që kanë për qëllim fuqizimin dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje.
Nga takimet  veçanta e mbajtura më kryetarët, nënkryetarët, zyrtarët  ligjorë dhe drejtoritë e administratës në komunat Pejë, Deçan, Istog, Rahovec dhe Klinë, është diskutuar për implementimin e rregulloreve komunale që kanë për qëllim rritjen e bashkëpunimi të institucioneve më këshillat lokale në zonat rurale dhe urbane.
Në këto takime nga kryetarët e komunave dhe zyrtarët tjerë komunalë është kërkuar që Syri i Vizionit t’i ndihmojë ato, në përpilim apo harmonizim të rregulloreve si dhe të zbatimit të tyre në praktikë. Sipas tyre përkrahja e OJQ Syri i Vizionit do të ndihmojë institucionet dhe qytetarët të kenë një ndërlidhje dhe bashkëpunim shumë më të mirë se sa deri më tani.
Gjithashtu , ata kanë shprehur mbështetjen e tyre dhe institucioneve që përfaqësojnë  që programin  për fuqizimin e Qytetarisë Aktive që është duke implementuar Syri i Vizionit do të ketë mbështetje të fuqishme.