Mbahet trajnimi për nxënësi trajnerë të shkollave fillore
07.02.2013Gjakovë - 25 janar 2013 Është mbajtur trajnimi i pestë me nxënësit e shkollave fillore në Pejë e Gjakovë si pjesë e projektit Programi reagues ndaj trafikimit të fëmijëve i cili financohet nga Save the Children dhe implementohet nga Syri i Vizionit. Trajnimi është mbajtur në temën Parandalo HIV/AIDS dhe infeksionet e tjera seksualisht të transmetueshme me grupin e nxënëseve nga shkolla fillore Ramiz Sadiku në Pejë, dhe nxënësit e shkollës Zekeria Rexha në Gjakovë.
Qëllimi i trajnimit ishte ndërgjegjësimi për HIV/AIDS, pajisja me shkathtësi dhe informacion për tu mbrojtur nga infeksionet dhe ndërtimi i qëndrimeve të drejta/pozitive ndaj atyre që janë prekur nga HIV/AIDS.
Grupi i përbërë nga 14 nxënës, 7 nga shkolla Ramiz Sadiku në Pejë, dhe 7 nga shkolla Zekeria Rexha në Gjakovë, janë pjesë e këtij projekti. Këta nxënës do trajnohet në 7 tema të ndryshme, dhe pastaj njohuritë e marra do ti ndajnë me bashkëmoshataret e tyre në shkolla, duke organizuar trajnime në shkolla nga nxënësit të ndarë në grupe.