mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbahen trajnimet për vëzhguesit që do të angazhohen në zgjedhjet lokale 2013

27.08.2013

Janë mbajtur trajnimet për 80 vëzhguesit afatgjatë që do të angazhohen për zgjedhjet lokale 2013. Gjatë këtyre trajnimeve, vëzhguesit janë trajnuar në disa module: 1) Monitorimi i Fushatës dhe Kostos Financiare; 2) Qytetaria Aktive; dhe 3) Dita e Zgjedhjeve. Vëzhguesit do të bashkëpunojnë me kordinatorët rajonal gjatë muajit shtator për të organizuar trajnime për të gjithë vëzhguesit afatshkurtër që DnV planifikon të angazhoj në ditën e zgjedhjeve.

"Syri i Vizionit" si një nga anëtarët e koalicionit "Demokracia në veprim" do të monitorojë fushatën zgjedhore, vioitmin dhe numërimin e votve në komunat Pejë, Gjakovë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik përa çka ka angazhuar 13 vëzhgues afatgjatë.  

Poashtu është bërë edhe hartimi i listës prej mbi 300 vëzhguesve ditorë që do monitorojnë ditën e zgjedhjeve në këto gjashtë komuna, trajnimi i të  cilëve do të bëhet deri në fund të muajit shtator.