mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fëmijët vetëdijësojnë bashkëmoshataret e tyre për ditën ndërkombëtare për të drejtat e tyre

20.11.2013

Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Mitrovicë, 20 nëntor - Organizata joqeveritare Syri i Vizionit në kuadër të ditës ndërkombëtare të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve mbështetur nga Save the Children ka zhvilluar aktivitete të shumta në shkollat fillore “Ramiz Sadiku” dhe “Xhemail Kada” në Pejë, “Zekeria Rexha” dhe “Mustafa Bakia” në Gjakovë, “Bedri Gjinaj” dhe “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë si dhe në shkollat fillore “Jeronim De Rada” dhe “Tefik Çanga” në Ferizaj.
Grupi i fëmijëve si trajnerë të rinj kanë mbajtur ligjëratat për konventën mbi të drejtat e fëmijëve për bashkëmoshataret e tyre në të gjitha paralelet e klasave VI-IX, duke bërë vetëdijesimin e fëmijëve për të drejtat qe atyre ju garantohen me konventën ndërkombëtare. Përveq ligjëratave nëpër klasë fëmijët kanë bërë edhe shpërndarjen e broshurës me përmbajtje të konventës tek të gjithë fëmijët.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të  projekti “Together 4 children rigts- Childprotection and Child Right Governance” që organizata Syri i Vizionit mbështetu nga Save the Children është duke realizuar në disa komuna të Kosovës, që ka për qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe fuqizimin e mekanizmave për të drejtat e fëmijëve.