mendo globalisht,
vepro lokalisht

Një ditë aktivitet kushtuar lumit Drin

19.05.2014


Komunikatë për Media

Pejë, 17 maj 2014
Me moton “Veprojmë së bashku për një të ardhme të qëndrueshme” Organizata joqeveritare Syri i Vizionit,  ka organizuar për herë të parë në Kosovë, shënimin e  “Ditës së Drinit” krahas vendeve tjera të rajonit si në Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi dhe Greqi.
Qëllimi i shënimi të “Ditës së Drinit”  ishte që edhe  Kosova të jetë pjesë e vendeve të rajoni sa i përket mbrojtjes dhe promovimit të lumenjve dhe ruajtjes së tyre duke rritur vetëdijen e institucioneve dhe të qytetarëve në ruajtjen e resurseve natyrore siç janë lumenjtë dhe hapësirat për rreth tyre.
Manifestimi i shënimit të “Ditës se Drinit” ka filluar më hapjen e panair në qendër të qytetit të Pejës, ku të pranishmeve u janë drejtuar më një fjalë rasti organizatorët e këtij manifestimi nga OJQ Syri i Vizionit, Kryetari i Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri, përfaqësuesja e Ambasadës Gjermane ne Kosovë si dhe Përfaqësues të GIZ-it zyra në Shqipëri.

Në kuadër të panairit “Veprojmë së bashku për një të ardhme të qëndrueshme”  të gjithë organizatat partnere dhe zyrat e turizmit kanë promovuar punën e tyre, më pas manifestimi gjatë gjithë ditës ka vazhduar me shfaqje muzikore dhe kërcime nga ansamblet popullore lokale.

Gjithashtu, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme si; ngjitje nëpër shkëmbinj në grykë të Rugovës, ture me biçikleta, aktivitete edukuese mbi lumin, si dhe një vizitë tek Instituti Hidro-meteorlogjik i Pejës dhe një vizitë në qendrën e furnizimit me ujë në Radvac më nxënësit e shkollave dhe të rinjtë si dhe me përfaqësues të autoriteteve lokale, sportistë të njohur dhe personalitete.

Të pranishëm në këtë eveniment ishin përfaqësues të Ambasadës Gjermane, Ministra e Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, kryetari i komunës së Pejës,  përfaqësues të komunave Gjakovë, Prizren dhe  Bajram Curr, si dhe  zyrtarë nga tetë komunat e tjera që i përfshin pellgu i Drinit në Kosovë, artistë dhe sportistë të ndryshëm.

Dita e Drinit në Kosovë është mbajtur  në qytetin e Pejës nga Syri i Vizionit në partneritet më organizatat tjera lokale: Era Group, Merimangat e Pejës, Let’s Do It Peja, Shoqata e Peshkatarëve, Porta Perëndimore dhe Rugova Experience, mbështetur financiarisht nga projekti i GIZ “Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike në Ballkanin Perëndimor” dhe në bashkëpunim me institucionet lokale në 11 komunat e zonës ku shtrihet Drini i Bardhë, institucionet akademike dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.