mendo globalisht,
vepro lokalisht

Themelohet Asambleja e fëmijëve në Prishtinë

16.06.2015


15 Qershor –  Është bërë themelimi i Asamblesë së fëmijëve në komunën e Prishtinës nga OJQ Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit si dhe njësitin për të drejtat e Njeriut në këtë komunë.
 Po ashtu është mbajtur edhe seanca konstituive e asamblesë së fëmijëve ku është bërë një prezantim i punës dhe rolit të njësitit për të drejtat të njeriut gjegjësisht të koordinatorit për të drejtat të fëmijëve, prezantimi i punës dhe i rolit të partnereve Save the Children dhe Syri i Vizionit si dhe programi që këto dy organizata do të realizojnë në bashkëpunim më institucionet komunale që për qëllim ka funksionalizimin dhe fuqizimin e Asamblesë së fëmijëve në këtë komunë. 
Gjithashtu gjatë këtij takimi përfaqësueset e njësitit për të drejtat e njeriut në komunën e Prishtinës  kanë shprehur gatishmërinë për mbështetje të vazhdueshme për asamblenë e fëmijëve në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ta,  sidomos në respektimin e të drejtave të tyre dhe pozitës së tyre në shoqëri.  Përfaqësuesit e këtij njësiti kanë kërkuar nga fëmijët asamblesitë  që krahas të drejtave që u takojnë t’u qëndrojnë besnik përgjegjësive dhe obligimeve që kanë pasi që krahas të drejtave kanë obligime dhe përgjegjësi, ku do qe janë dhe çfarëdo qe bëjnë.

Në këtë seancë konstituive të themelimit të asamblesë është bërë zgjedhja  e kryetarit të  asamblesë më votim të hapur, ku asamblistët kanë përzgjedhur Trina Hoti nga Sh.F.M.U “Naim Frashëri”. Kryetarja e sapo zgjedhur është zotuar që ajo dhe asambleja e fëmijëve në komunën e Prishtinës do të jenë zëri i të gjithë fëmijëve, pa dallime racore, kombëtare e gjuhësore.
Po ashtu asamble të tilla rithemeluar edhe në komunën e Mitrovicës dhe Ferizajt si dhe ate të Gjilan, programi për fuqizimin e Asamblesë së fëmijëve ka për qëllim të fuqizojë fëmijët përmes asambleve duke ndikuar kështu që fëmijët të jenë pjesëmarrës në vendimmarrje dhe zëri i tyre të dëgjohet. Syri i Vizionit në partneritet më Save the Children, do të mbështesin asambletë e fëmijëve në shtatë komuna si atë në Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë dhe Prishtinë.