Trajnim për kryetarët e sapo zgjedhur të këshillave lokalë të Pejës
26.06.2015Pejë, 26 qershor - OJQ Syri i Vizionit në kuadër të projektit Qytetaria Aktive, ka realizuar trajnimin me temën e Avokimi, me kryetarët e sapozgjedhur të këshillave lokalë në Komunën e Pejës.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte që tu jepet informata shtesë për avokimin dhe për mënyrën e inicimit të problemeve apo shqetësimeve drejt zgjedhjeve që ata kanë si kryetarë të këshillave lokale të ri që sapo janë zgjedhur sipas rregullores komunale në komunën e Pejës.
Gjatë trajnimit gjithashtu janë diskutuar shumë çështje, se si mund të iniciohen problemet që ata i kanë si psh: rrymën, kanalizimin, ujësjellësin, infrastrukturën rrugore dhe qentë endacak dhe se cilat janë përfitimet e qytetarëve me zgjedhjen e këtyre problemeve.
Projekti Qytetaria Aktive gjatë këtij viti do të vazhdojë të realizojë aktivitete tjera me kryetarët e këshillave lokalë dhe akterët tjerë që janë pjesë e programit, të cilin e realizon organizata Syri i Vizionit në komunat e regjionit të Pejës dhe Prizrenit me mbështetje nga Olof Plame Center International dhe SIDA.