mendo globalisht,
vepro lokalisht

Komuna e Pejës zotohet se do të përfshijë fëmijët në hartimin e buxhetit komunal

01.07.2015

Pejë 01 korrik-Organizata Syri i Vizionit në partneritet më Save the Children, duke mbështetur fuqizimin e grupit monitorues ROR dhe përfshirjen e fëmijëve në vendimmarrje më theks të veçantë buxhetimin miqësor për fëmijët, kanë pasur një takim më institucionet komunale në Pejë, kryesuesin e kuvendit komunal Islam Husaj dhe drejtorët Jeton Abazi, drejtor për buxhet dhe financa, Fatmir Asllani, drejtori i administratës publike, Petrit Loci drejtor për shëndetësi dhe mirëqenie sociale si dhe përfaqëesues nga Drejtoria e arsimit.

Zyrtarët komunlë kanë mirëpritur takimin dhe kanë çmuar lartë gatishmërinë e fëmijëve për të qenë pjesë e vendimmarrjes sidomos në hartimin e planit të veprimit të komunës dhe buxhetit komunal. Ata, janë zotuar se komuna do t’i përfshijë fëmijët gjatë hartimit të planit dhe buxhetit komunal, dhe se komuna do të bëjë të gjitha përpjekjet që të ketë një buxhet shumë transparent, që do t’i prekë drejtpërdrejt fëmijët si përfitues të drejtpërdrejtë.
“Fëmijët jo vetëm që duhen përfshirë në hartim të buxhetit dhe planit të veprimit, por edhe duhet jenë të informuar, se cilat janë mundësit buxhetore të komunës si shpenzohen ato mjete dhe çka mund të bëjmë ne si institucione që të përmirësojmë situatën e tyre në secilin sektor” është shprehur kryesuesi i asamblesë komunale Islam Husaj.

Në anën tjetër, drejtori për buxhet dhe financa ka thënë se “Shpesh limitimi i buxhetit që vjen nga niveli qendror pamundëson investimin e komunës në sektorë të ndryshëm, sidomos edhe në përmirësimin e kushteve të fëmijëve në arsimim, shëndetësi etj, mirëpo ne se bashku me ju do të mundohemi që të kemi një buxhet që prek interesimet e fëmijëve dhe përmirëson pozitën e tyre” ka thënë  drejtori Abazi.

Lidhur më rekomandimet e dala në raportin “Realiteti Ynë”, të publikuar vitin e kaluar nga grupi ROR, sidomos në zgjidhjen e problemit të transportit për fëmijët që udhëtojnë nga zonat rurale, apo edhe për ata fëmijë që jetojnë në periferi të qytetit.
Drejtori për buxhet dhe financa z. Jeton Abazi u ka premtuar fëmijëve se ai si kryesues i kolegjiumit të drejtorëve për buxhet dhe financa në Asociacionin e Komunave të Kosovë, do te i adresoj një kërkesë Ministrisë së Arsimit në emër të këtij asociacioni që të zgjidhet çështja e transportit të fëmijëve që udhëtojnë nga fshatrat apo zonat rurale. Pasi një gjë e tillë mund ta bëjë MASHT-i.

Në fund të takimit kryesuesi i Asamblesë së bashku më drejtorët e drejtorive premtuan se komisioni për hartimin e planit të veprimit dhe buxhetit komunal do të ketë takime të veçanta me grupin monitorues të fëmijëve që buxheti i ardhshëm i komunës të prek drejtpërdrejtë edhe fëmijët dhe të jetë në kënaqshëm për ta, po ashtu ai shprehu edhe besueshmërinë që një buxhet i tillë do të gjejë mbështetjen e asamblesitëve komunalë të cilat edhe do ta miratojnë buxhetin.

Po ashtu ata kanë përgëzuar fëmijët për punën që po bëjnë si dhe kanë falënderuar organizatën Syri i Vizionit dhe Save dhe Children për punën që po bënë në përmirësimin e situatës së fëmijëve dhe për ndihmën që po ju ofrojnë institucioneve në përfshirjen e fëmijëve në vendimmarrje dhe rritjen e transparencës së institucioneve ndaj fëmijëve.