mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbahet punëtoria me kryetaret e këshillave lokal -Pejë për hartimin e dokumenteve në formë zyrtare

24.07.2015


Pejë 24 korrik - OJQ “Syri i Vizionit” në kundër të projektit “Qytetaria Aktive”, ka realizuar punëtorinë me temën “Hartimi i dokumenteve në formë zyrtare”, me kryetarët e këshillave lokalë dhe zyrtarët komunalë.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që t’u jepet informata kryetarëve të këshillave lokal si përfaqësues të sapo zgjedhur, se si hartohen dokumentet në formë zyrtare, në mënyrë qëato të jenë të pranueshme dhe me lehtë të qasshme ndaj institucioneve.
Gjatë punëtorisë gjithashtu kanë dale shumë çështje, dhe problematika me të cilat ata ballafaqohen si kryetarë të bashkësive lokale, dhe është diskutuar për format zyrtare të dokumenteve dhe hapat të cilët duhet ndërmarr për t’iu qasur problemeve.

Projekti “Qytetaria Aktive” gjatë këtij viti do të vazhdojë të realizojë aktivitete tjera me kryetarët e këshillave lokalë dhe akterët tjerë që janë pjesë e programit, të cilin e realizon organizata Syri i Vizionit në komunat e regjionit të Pejës dhe Prizrenit me mbështetje nga Olof Plame Center International dhe SIDA.