mendo globalisht,
vepro lokalisht

Sesioni informues për aplikim për grante

16.10.2015Istog, 16 tetor- Sot u mbajt sesioni informues për aplikim për grante të parapara në kuadër të projektit “Mbështetja e agro-turizmit dhe infrastrukturës për të përmirësuar dhe promovuar potencialet e bizneseve për zhvillimin ekonomik të Istogut, si dhe krijimin e rritjes dhe vendeve të qëndrueshme të punës për të ardhme më të mirë”.
Interesimi i bizneseve, shoqatave dhe stafit komunal ishte mjaft i madh dhe pjesëmarrësve ju ofruan sqarimet e nevojshme për mundësitë e aplikimit. Grantet në kuadër të projekti financohet nga BE, përmes zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Komunës së Istogut dhe implementohet nga Syri i Vizionit, do të implementohen në kohëzgjatje 3 deri në 6 muaj duke filluar nga fundi i këtij viti.
Të interesuarit për aplikim për këto grante mund të vizitojnë sajtin e Syri i Vizionit www.syriivizionit.org  dhe web faqen e Komunës së Istogut ku mund të gjejnë udhëzuesin dhe formularin për aplikim për grante.