mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbahet punëtoria për finalizimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve

16.12.2015

Durrës, 14-17 dhjetor- Syri i Vizionit në partneritet më Save the Children dhe në bashkëpunim me Zyrën ligjore të kryeministrit të Kosovës, janë duke zhvilluar punëtorinë tri ditore me grupin punues për të finalizuar draftin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Në këtë punëtori të pranishëm janë përfaqësues të institucioneve qendrore si zv/ministrja e Ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale, Rita Hajzeraj, drejtori i Zyrës ligjore nga Zyra e kryeministrit, Besim Kajtazi, përfaqësues nga Ministria e integrimeve evropiane, Ministria e arsimit, Ministria e drejtësisë, Gjykata themelore, Prokuroria, Qendra për punë sociale, UNICEF, Terre de Homes si dhe organizatorët dhe mbështetësit e kësaj punëtorie, Syri i Vizionit dhe Save the Chilren.
Besim Kajtazai, drejtor i Zyrës ligjore dhe kryesues i grupit punues në Ligjin për mbrojtje të fëmijës ka thënë se “kjo punëtori ka qenë e nevojshme, pasi që do të arrihet që me grupin punues të finalizohet ky ligj, i cili është shumë i rëndësishëm për fëmijët tanë dhe për vetë institucionet”.
Në anën tjetër zv/ministrja e MPMS, Rita Hajzeraj ka thënë se “Është shumë me rëndësi që të kemi një ligj të mirë dhe që përkon më situatën në terren, që të jetë i zbatueshëm në praktikë dhe institucioni jonë do të japë gjithë mbështetjen e duhur për këtë”. Ajo ka falënderuar Syrin e Vizionit dhe Save the Children për këtë punëtori, si dhe organizatat tjera ndërkombëtare si Terre de Homes dhe UNICEF për punëtorit e mëparshme.
Kjo punëtori për finalizimin e ligjit për mbrojtjen e fëmijës mbahet në kuadër të programit “Së bashku për të drejtat e fëmijëve”, që implementohet nga Syri i  Vizionit në partneritet me Save the Children në Kosovë.