mendo globalisht,
vepro lokalisht

Po mbahet punëtoria për Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës

02.11.2016

Durrës 31 tetor- Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione është duke mbajtur punëtorinë për ligjin për mbrojtjen e fëmijës, e cila punëtori është mbështetur nga Syri i Vizionit.
Në këtë punëtori Syri i Vizionit, ka paraqitur rekomandimet e dala nga punëtoria  e mëparshme e mbajtur me zyrtarët komunalë në mënyrë që rekomandimet e tyre të inkorporohen në këtë ligj që të bëhet një ligj praktik dhe lehtë i zbatueshëm në terren.
Qëllimi i kësaj punëtorie më të gjithë akterët është që të inkorporohen komentet dhe sugjerimet nga grupet e interesit dhe ato komente të dala nga leximi i parë në parlament, duke i dhënë kështu një formë finale që më pas të procedohet për lexim të dytë në parlament.
Në këtë punëtori përpos komisionit parlamentar përgjegjës për finalizimin e këtij ligji po marrin pjesë edhe Zyra ligjore  e kryeministrit, Zyra për qeverisje të mirë, Ministria e punës dhe mirëqenies sociale, Avokati i popullit, Qendra për punë sociale nga Komuna e Prishtinës, organizatat që punojnë në fushë e mbrojtjes dhe të drejtat e fëmijëve Save the Children, UNICEF dhe  KOMF.
Kjo punëtori është organizuar nga Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mbështetur nga Syri i Vizionit në kuadër të programit “Së bashku për të drejtat e fëmijëve”, që Syri i Vizionit është duke implementuar tash disa vjet në disa komuna të Kosovës në partneritet me Save the Children.