mendo globalisht,
vepro lokalisht

Prindërit kërkojnë të ketë dialog social me institucionet që për mandate kenë mbrojtjen e fëmijëve

10.11.2016

Pejë, 10 nëntor- Syri i Vizionit në partneritet më Save the Children kanë organizuar një takim me kryetarët e prindërve të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta “Ramiz Sadiku” dhe “Xhemail Kada” dhe Qendrën për Punë Sociale, me qëllim të inicimit të dialogut social ndërmjet, prindërve, shkollave dhe Qendrave për Punë Sociale.
Qëllimi i këtij takimi ishte inicimi i dialogut social ndërmjet prindërve dhe shkollave më QPS-në,  në mënyrë të parandalimit të hershëm të dhunës ndaj fëmijëve qoftë në shkollë por edhe në familje, duke rritur kështu kapacitete e prindërve për të punuar me fëmijët e tyre, në adresimin dhe zgjidhjen e problematikave apo mos pajtimeve qe ata kanë me fëmijë.
Prindërit dhe përfaqësuesit e këtyre dy shkollave janë njoftuar më punën dhe shërbimet që ofron QPS-ja në fushën e mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna dhe dukuritë tjera, dhe mundësitë e përfshirjes së këtij institucioni në zgjidhjet e çështjeve apo mos pajtimeve që prindërit kanë me fëmijët e tyre, por edhe të shkollës me fëmijë.
Prindërit e kanë cilësuar si shumë të nevojshëm këtë takim me ta madje kanë kërkuar që takime të tilla të kenë edhe më institucionet tjera që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në shkollë dhe familje.
Madje, prindërit kanë shprehur edhe pakënaqësi me mos reagimet e Policisë së Kosovës, kur ata njoftohen për dukuritë e ndryshme që ndodhin në shkollë, jashtë shkollës por edhe në komunitet, çka është kërkuar edhe ndihma nga Syri i Vizionit  dhe Save the Children që së bashku të ndikohet te ky institucion dhe ato të gjyqësisë që të jenë më profesionistë dhe të reagojnë shumë më shpejt kur në pyetje janë fëmijët dhe mbrojtja e tyre nga dhuna dhe dukuritë tjera.
Ky, takim ishte pjesë e punës që Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children janë duke punuar tash e disa vite në shtatë komunat më të mëdha të vendit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Takime të tilla do të mbahen edhe në Prishtinë dhe Gjakovë.