mendo globalisht,
vepro lokalisht

U mbajt ceremonia përmbyllëse e projektit “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi”

15.02.2017

Komunikatë për Media


U mbajt ceremonia përmbyllëse e projektit “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi”

Është mbajtur ceremonia përmbyllëse e projektit “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi” që është implementuar nga STIKK dhe Syri i Vizionit me financim nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit për bashkëpunimin ndërkufitar Kosovë-Mali i Zi.
Ceremoni e sotme ka shënuar aktivitetin përmbyllës të një projekti që ka mbështetur të rinjtë në idetë tyre, ka nxitur inovacionin dhe i ka shërbyer zhvillimit të turizmit dhe promovimit të rajonit. Pjesëmarrës në ceremoni kanë qenë përfaqësues nga Komisioni Evropian- Zyra në Prishtinë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, zyrtarë të Komunës së Istogut dhe përfaqësues të shoqërisë civile, media dhe përfitues të granteve.
Folësit gjatë ceremonisë kanë theksuar se  projektet e tilla ndihmojnë zhvillimin lokal dhe paraqesin modele të mira edhe të bashkëpunimit ndërshtetëror dhe kanë premtuar të vazhdojnë të mbështesim vazhdimisht të gjithë të rinjtë në idetë e tyre të reja në drejtim të zhvillimit të turizmit në Istog dhe rajonit të Dukagjinit.
Përfaqësuesi nga  zyra e BE-së në Kosovë Libor Chlad tha se projekte të tilla të bashkëpunimit ndërkufitar janë një mjet i rëndësishëm për me të cilat BE ndihmojnë regjionet ndërkufitare dhe shërbejnë për të tejkaluar ndarjet që krijojnë kufijtë. “Këtu ku jemi sot ka shumë potencial dhe këtë potencial mund ta shfrytëzoni lehtësisht ta shndërroni në mundësi. Ky projekt ka synuar këtë”,  është shprehur Chlad.
Nënkryetari i Istogut Lulzim Blakaj ka thënë se Komuna është e kënaqur që ka mbështetur një projekt që ka qenë shumë i rëndësishëm për të rinjtë e kësaj komune të cilëve ju është dhënë mundësi që ti shprehin idetë e tyre inovative sidomos në fushën e turizmit, port edhe si një mundësi për të bashkëpunuar me komunën e Beranes në Mal të Zi.
Kurse zëvendësministri  i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi vlerësoi karakterin lokal dhe nacional që i akne dhënë këtij projekti një dimension tjetër të qëndrueshëm të bashkëpunimit në mes të dy republikave, Kosovës dhe Malit të Zi, me objektiv zhvillimin e ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar. “Duke marrë parasysh potencialet turistike që ka Istogu dhe rajoni i Dukagjinit, jam i bindur që këta të rinj do ta gjejnë veten shumë më lehtë në tregun e punës”, tha zëvendësministri Safet Kamberi.
Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi”, ka mbështetur të rinjtë që t’i përgatisin të kontribuojnë në zhvillimin e sektorit të turizmit përmes përdorimit të teknologjisë, dhe të njëjtën kohë të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e ekonomisë. Në kuadër të projektit është bërë themelimi i Shtëpive të Inovacionit për Kosovë (në Istog), që ka krijuar kushte dhe mbështetje për të rinjtë e Istogut dhe më gjerë, kurse në kuadër të projektit është bërë promovimi i produkteve/shërbimeve rajonale janë mbështetur të rinjtë dhe bizneset e reja me theks në implementimin e teknologjisë dhe risive në turizëm, janë financuar ide dhe  janë ndarë grante për inovacionet dhe aktivitete tjera e fushata promuvuese.