mendo globalisht,
vepro lokalisht

Shkolla e ndërmarrësisë mbajti punëtorinë e shtatë me temën për rrjetëzimin

23.02.2017

Pejë, 23 shkurt- Syri i Vizionit ka mbajtur trajnimin e shtatë në kuadër të Shkollës së Ndërmarrësisë me temën mbi Rrjetëzimin dhe Komunikimin e grave në vendin e punës. Punëtoria është zhvilluar me angazhimin e traineres Evis Pano nga Tirana, eksperte për komunikimin dhe  rrjetëzime. Grupi prej mbi 20 grave nga biznesi, politika  dhe shoqëria civile pjesëmarrës në këtë punëtori, prej shtatë muajsh ndjekin trajnime që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e tyre për të qenë zë aktiv i përfaqësimit të femrave në komunat Pejë, Istog, Deçan dhe Junik.
Shkolla ë ndërmarrësisë funksionin në kuadër të Projektit Për Përkrahjen e Grave që  Syri i Vizionit është duke implementuar me mbështetjen financiare nga USAID/ATRC. Në punëtoritë e mëparme janë ndjekur trajnime për hartimin e granteve në Kosovë, qeverisjen proaktive, komunikimin, ndërmarrësinë dhe inovacionin, etj.
Projekti për Përkrahjen e grave poashtu mbështet gratë asamblistë në katër komunat e mësipërme në ngritjen e kapaciteteve të tyre duke ofruar edhe mbështetjen teknikë në ndryshimin e legjislacionit lokal.