mendo globalisht,
vepro lokalisht

Certifikohen pjesëmarrëset nga Shkolla e Ndërmarrësisë

23.04.2017

 

Shkolla e ndërmarrësisë që Syri i Vizionit ka organizuar në dhjetë muaj në kuadër të Projektit Për Përkrahjen e Grave, është përmbyll me një ceremoni në të cilën janë certifikuar 24 gra pjesëmarrëse. Përfaqësuese nga komuniteti i biznesit, shoqëria civile dhe politika nga katër komuna të rajonit: Peja, Istogu, Decani dhe Juniku kanë ndjekur trajnime nga ekspertët më të mirë ne temat si: Qeverisja proaktive, Komunikimi, Rrjetëzimi, Avokimi, Grantet në Kosovë dhe hartimi i projektpropozmeve, Ndërmarrësia dhe Inovacioni, Integrimet dhe kontributi i grave, që kanë pasur për qëllim që të mbështesin dhe fuqizojnë këtë grup për të qenë bartëse e proceseve në mbështetjen e grave në rajon.

 

Nga punëtoritë e mbajtura në Pejë, Prishtinë dhe Junik, grupi i pjesëmarrëseve kanë iniciuar idenë e vazhdimësisë së punës në këtë ekip, duke krijuar një grup joformal të grave aktive nga fusha të ndryshme në komunat e ndryshme të rajonit prej nga vijnë ato. Syri i Vizionit i ka mbështetur ato duke angazhuar ekspert për t’i ndihmuar në hartimin e një strategjie të veprimit dhe që të identifikojnë mënyrat e veprimit dhe planin e aktiviteteve dhe ndarjen e përgjegjësisë në procesin e formësimit dhe aktivizimit për grup.

 

Projekti Për Përkrahjen e Grave implementohet nga muaji shkurt 2016 në komunat e rajonit të Pejës me mbështetjen financiare të USAID/ATRC. Në kuadër të këtij projekti është punuar në fuqizimin e grave në komunat e rajonit të Pejës, përmes ngritjes së kapaciteteve, rrjetëzimit, këmbimit të përvojave dhe së fundi edhe me ndryshimin e legjislacionit lokal, një proces që është duke ndodhur në bashkëpunim me katër komunat ku po zhvillohet projekti.