mendo globalisht,
vepro lokalisht

Pako shkollore edhe për fëmijët rom e egjiptian në Pejë, Klinë dhe Istog

10.10.2017

Pako shkollore edhe për fëmijët rom eegjiptian në Pejë, Klinë dhe Istog

10 tetor- Organizata “Syri i Vizionit” sot kaorganizuar ceremoninë e shpërndarjes së pakove shkollore me të gjitha pajisjete nevojshme për procesin mësimor, për nxënësit e komuniteteve rom, egjiptiandhe ashkali, të cilët janë edhe duke vijuar mësimin shtesë në qendrat mësimoretë komunave Pejë, Klinë dhe Istog. Gjithashtu pakot janë dhuruar në prezencën estafit të shkollës dhe prindërve të nxënësve të cilët janë përfitues të këtyrepakove. Ceremonia e shpërndarjes së pakove shkollore do të vazhdojë edhe gjatëditëve në vazhdim deri në pajisjen e të gjithë nxënësve me pakot në gjashtëqendrat mësimore, ku është duke u implementuar projekti.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të projektit“Mbështetje në integrim dhe fuqizim të të kthyerve Romë, Egjiptianë dheAshkalinjë përmes Zhvillimit të Kapaciteteve në Edukimin Bazik, Kosovë”, i cilipërkrahet nga GIZ – Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar.