mendo globalisht,
vepro lokalisht

Janë certifikuar prindërit e parë të trajnuar për disiplinën pozitive në prindërimin e përditshëm

21.11.2017Pejë, Gjakovë, 21 nëntor– Gjatë muajve tetor dhjetor janë mbajtur sesionet e trajnimeve për Disiplina pozitive në prindërimin e përditshëm. Prindërit nga dy shkolla të komunës së Pejës,  Xhemajl Kada dhe Ramiz Sadiku si dhe dy të komunës së Gjakovës Yll Morina dhe Zekrija Rexha, mbi 50 prindër janë certifikuar gjatë muajit nëntor. Qëllimi i këtyre sesioneve është rritja e vetëdijes dhe ndërgjegjësimi i prindërve se si të punohet me fëmijët, duke mos i qortuar, duke ndikuar ne parandalimin e dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve, kështu duke rritur sigurinë e fëmijëve në shkolla dhe kopshte.
Aktivitetet janë realizuar në kuadër të projektit “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili implementohet nga organizata Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë mbështetur nga SIDA