mendo globalisht,
vepro lokalisht

Grupi ROR takon Avokatin e popullit dhe zyrtarët e këtij institucioni në komuna

26.12.2017

Prishtinë, 13-26 dhjetor - Grupit Kombëtar për Monitorim e të Drejtave të Fëmijëve “Respektoni të Drejtat Tona” (ROR) – i drejtuar nga fëmijët realizoi takimin me Avokatin e Popullit z.Hilmi Jashari dhe zyrtare nga zyrat e Institutit te Avokatit te popullit (IAP)
Qëllimi  i takimit ishte diskutimi i aktiviteteve te përmbushura nga grupi ROR gjatë këtij viti dhe punës së zyrave të Institucionit te Avokatit te Popullit ne kuadër te drejtave te njeriut ne theks te veçantë te drejtat e fëmijëve si dhe vazhdimin e bashkëpunimit  te ngushte ne mes te ROR dhe IAP.
Ndërsa gjatë javës janë realizuar punëtoritë me zyrtarët  qendrorë dhe  regjional të zyrave të avokatit te popullit. Grupi i fëmijëve  se bashku me zyrtaret e IAP kanë përpiluar planet e përbashkëta të veprimit vjetor, që përfshinë rolet e dy palëve me qëllim të përcaktimit reciprok të formës së bashkëpunimit për të promovuar më tej të drejtat e fëmijëve nëpërmjet fuqizimit të pjesëmarrjes së fëmijëve.
Grupi monitorues i fëmijëve është themeluar nga organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” dhe “Save the Children” në kuadër të programit “Qeverisja me të drejtat e fëmijëve-Monitorimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve”.