mendo globalisht,
vepro lokalisht

Trajnohen mësimdhënësit për Orientim në karrierë

07.05.2018

Pejë, 05/06 maj - 24 mësimdhënës nga komuna  e Pejës janë trajnuar për mësimdhënien për Orientim në karrierë. Një pjesë e tyre që tashmë  e mbajnë këtë lëndë në shkollat e tyre si lëndë zgjedhore, dhe të tjerët që e mbajnë në kuadër të fushës kurikulare “Jeta dhe Puna”, gjatë trajnimit kanë ndjekur modelin e trajnimit dhe përgatitjet e duhura për implementimin e kësaj lënde nëpër shkolla, me fokusim kryesisht në shkollat e mesme të ulëta. Klasat 6-9 janë periudha kur merret vendimi i parë mbi karrierën duke vendosur për shkollimin e mesëm, dhe ky është momenti kur nxënësit dhe familjet e tyre duhet të kenë informacionin e  duhur për të arritur në vendimin më të mirë. Modeli i orientimit në karrierë i hartuar nga GIZ prtbëhet nga pesë hapa: njohja e vetvetes, informimi, rrugës e shkollimit, takimet reale dhe marrja e vendimit.
Syri i Vizonit prej vitit 2011 është angazhuar në projekte që kanë për qëllim përshtatjen e shkollave që të mbështesin të rinjtë në rritjen e mundësive të punësimit. Projekti Prokarriera mbështetet nga Solidar Suisse dhe gjatë vitit 2018 është fokusuar në fuqizimin e prindërve dhe dhënien e një roli aktiv në mbështetje të fëmijëve lidhur me shkollimin dhe karrierën.