mendo globalisht,
vepro lokalisht

Takim vlerësues mbi zbatimin e Strategjisë për bashkëpunim me prindër

28.06.2018Istog, 27 qershor-  Është mbajtur takimi për vlerësimin e ecurisë së pilotimit të Strategjisë së komunikimit shkollë-prindër për orientimin në karrierë tek nxënësit e shkollat e mesme të ulëta në Kosovë. Syri i Vizonit në bashkëpunim me MASHT dhe partnerët tjerë në këtë aktivitet, kanë  vlerësuar si të suksesshme aktivitetet e vitit të parë të strategjisë, që është hartuar bashkërisht vitin e kaluar. Shtatë shkolla janë pilotuar në rajone të ndryshme të Kosovës dhe në tre muajt e kaluara janë mbajtur aktivitete ne grupe me prindër, në të ciklat është folur për karrierën dhe shkollimin e mëtejmë pas klasës nëntë, rolin dhe mënyrat se si prindërit mund të ndihmojnë fëmijët e tyre në këtë proces.
Projekti ProKarriera me mbështetje nga Solidar Suisse ka mbështetur MASHT në hartimin dhe pilotimin e kësaj strategjie, pasi vlerëson se prindërit duhet të jenë një akter aktiv dhe një ndihmues dhe jo imponues të fëmijëve në vendimet e tyre mbi shkollimin dhe karrierën. Përveç takimeve me prindër në kuadër të projektit ProKarriera janë përgatitur guida udhëzuese për nxënësit në secilin nga shtatë rajonet e Kosovës,  që janë shpërndarë edhe në takime, edhe në formë elektronike tek nxënësit dhe prindërit, në mënyrë që ata të janë sa më të informuar se ku të vazhdojnë shkollimin pas klasës 9.