mendo globalisht,
vepro lokalisht

Trajnimi për regjistrimin e vonshëm të fëmijë dhe identifikmin e dhunës

04.07.2018

Bogë/Pejë, 4 korrik- U mbajt trajnimi për punonjësit e Qendrave për PunëSociale nga komunat Pejë, Klinë, Gjakovë, Prizren dhe Gjilan, në tematikat:“Procedurat e regjistrimit te mëvonshëm të fëmijëve” dhe “Identifikimi dhepërcaktimi i llojeve të dhunës, përfshirë dhunën psikologjike dhe emocionale”.

Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve tëQendrave për Punë Sociale në ofrimin e shërbimeve sociale sa më profesionaledhe me kohë për fëmijë dhe familje, për tëidentifikuar, parandaluar, dhe reaguar ndaj rasteve të dhunës ndaj fëmijëve dhenë menaxhimin më të mirë dhe regjistrimine tyre.

Ky trajnim është organizuar në kuadër të programit tematik në fushën embrojtjes së fëmijës “Detyrimi ynë për të Ardhmen - Mbrojtja e Fëmijës dheQeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, që Syri i Vizionit në partneritet më Savethe Children zyra në Kosovë janë duke implementuar në Kosovë.