mendo globalisht,
vepro lokalisht

Vizita studimore Kosovë-Serbi-Shqipëri mbi përvojat e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje

12.07.2018

Pozhega, Serbi, 10/12 Korrik – Është realizuar vizita studimore e dyta me radhë, me qëllim të shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave më të mira, në kuadër të programit për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, duke promovuar qytetarinë aktive në regjion, duke përfshi Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë. Gjatë vizitës studimore në Pozhegw ishin përfaqësues të organizatave partnere nga Kosova dhe Shqipëria, përfaqësues të grupeve të qytetarëve dhe institucioneve, ndërsa grupi i nikoqirëve ishin organizata Sretenje me përfaqësues të këshillave lokale të komunës së Pozeges, përfaqësues të institucioneve lokale duke përfshi Kryetarin e Komunës, nënkryetarin njëkohësisht edhe përfaqësues nga organizata partnere nga komuna e Knjazevac dhe Pirot.
Për tri ditë me radhë përfaqësuesit nga Kosova dhe Shqipëria kanë zhvilluar takime biseda të përbashkëta me këto grupe dhe përfaqësues për të parë për së afërmi se si qytetarët angazhohen në përmbushjen e kërkesave dhe nevojave të tyre me të cilat ballafaqohen. Gjithashtu kjo vizitë ka shërbyer që pjesëmarrësit nga këto dy shtete të marrim edhe praktika të mira të pjesëmarrjes direkte të qytetarëve në vendimmarrje dhe funksionimit të bashkëpunimit mes të qytetarëve dhe institucioneve lokale, , shoqërisë civile dhe grupeve të tjera të interesit.
Vizita është realizuar në kuadër të programit "Fuqizimi i rolit të Shoqërisë civile për të iniciuar përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse", të mbështetur nga Olof Palme international Center dhe përkrahur nga SIDA.