mendo globalisht,
vepro lokalisht

Shoqëria civile ju drejtohet tri ministrive dhe Komunës së Pejës lidhur me shkollen për të verbër

24.07.2018

Komunikatë për media

Pejë, 24 korrik- Ju informojmë se grupi prej 52 organizatave kosovare sot ju ka drejtuar me një kërkesë ministrave të tri ministrive kosovare: z. Mahir Yagcilar në Ministrinë në Administratës publike; z. Skender Reçica, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies sociale, z. Abelard Tahiri në Ministrinë e Drejtësisë dhe  kryetarit të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, lidhur me rrënimin e paralajmëruar të objektit të QBMK Xheladin Deda (shkolla e të verbërve) në Pejë.
Këtyre institucioneve iu kemi drejtuar tri kërkesa:
1.    Informimin e plotë të publikut, ofrimin e gjithë dokumentacionit lidhur me planin e rrënimit të objektit, në mënyrë që të realizohet transparenca e plotë dhe publiku të jetë i pajisur me informatat e duhura për të krijuar një gjykim të drejtë për gjithë këtë proces.
2.    Anulimin e menjëhershëm të memorandumit dhe gjetjen e një lokacioni tjetër për ndërtimin e Gjykatës Themelore në Pejë.
3.    Fillimin e një programi të investimeve në këtë objekt me rëndësi, në mënyrë që të ruhet arkitektura e objektit që ka një vlerë të veçantë për qytetin e Pejës, por edhe të zhvillohen më tej shërbimet profesionale që ofrohen në këtë institucion.

Ju informojmë poashtu se grupi iniciues i përbërë nga OJQ Syri i Vizionit, Shoqata e të verbërve të Kosovës dhe QBMK Xheladin Deda ende nuk janë informuar me përmbajtjen dhe nuk kanë marrë kopjen e memorandumit të tri ministrive me komunën e Pejës, që parasheh rrënimin e objektit, edhe pse ua kemi drejtuar kërkesat atyre edhe  zyrtarisht edhe publikisht.
Grupi i organizatave që kundërshtojnë rrënimin e objektit bëjnë me dije se, me këtë kërkesë drejtuar ministrive, është realizuar hapi i radhës në kundërshtimin e tyre, ndërsa aksionet nuk do ndalen deri në vendimin përfundimtar për anulimin e memorandumit mes ministrive dhe Komunës së Pejës dhe  realizimin e transparencës së plotë.
Kërkojmë mbështetjen tuaj me bindjen së të gjithë së bashku mund të bëjmë më shumë në kauzën tonë: për ndërtim e kundër rrënimit.

Grupi Iniciues i përberë nga:
1.    Syri i Vizionit
2.    Shoqata e të verbërve të Kosovës
3.    QBMK “Xheladin Deda”

Me mbështetje nga:
4.    SBASHK
5.    Ec ma ndryshe
6.    Fondacioni Lumbardhi
7.    Rrjeti i Grave të Kosovës
8.    ORCA
9.    Into the Park
10.    Gaia Kosovo
11.    KDI
12.    Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar
13.    Shoqata e gazetarëve të Pejës
14.    Anibar
15.    DokuFest
16.    KCSF
17.    QBMK “Nëna Terezë” Mitrovicë
18.    ATRC
19.    Komiteti i grave të verbra të Kosovës
20.    Evolution Dance
21.    Durmish
22.    Iniciativa Kosovare për Stabilitet - IKS
23.    OJQ Labyrinth
24.    CDF
25.    QBMK “Përparimi”
26.    Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
27.    Agjensioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Rajonal
28.    Varg e Vi
29.    Shoqata Numizmatike Shqiptare "Demastion"
30.    Trentino con il Kossovo
31.    Lets Do It Peja
32.    QBMK Lef Nosi
33.    Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD
34.    Trashëgimia kulturore pa kufij, CHWB Kosova
35.    The ngo Frabaac
36.    7Arte
37.    QBMK Nëna Terezë, Prizren
38.    OJQ ZANA
39.    Fondacioni Shtatëmbëdhjetë – 17
40.    Organizata Çohu
41.    Lda Kosovo
42.    Qendra për Politika dhe Avokim- QPA
43.    Youth Initiative for Human Rights – Kosovo
44.    Shoqata “7 Shtatori”
45.    KIPRED
46.    Unioni i Punëtoreve Socialë të Kosovës
47.    Today Towards Future
48.    Kosovo Architecture Foundation
49.    DoCoMoMo Kosova
50.    OJQ RRITU- Termokiss
51.    QEMD "FINCH"
52.    Shoqata Kosovare e te Shurdherve

Edhe pse dokumenti është adresuar në emrin e 52 organizatave, numri i organizatave mbështetëse gjatë ditës po vazhdon të rritet gjithnjë.