mendo globalisht,
vepro lokalisht

Vizitë studimore Kosovë-Serbi-Shqipëri në Vlorë mbi rolin e qytetarëve në vendimmarrje

27.09.2018

Është realizuar vizita e tretë studimore me qëllim të shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave të mira, në kuadër të programit për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, duke promovuar qytetarinë aktive në regjion. Gjatë vizitës studimore në Vlorë kanë marrë pjesë përfaqësues të organizatave partnere nga Serbia dhe Kosova, përfaqësues të grupeve të qytetarëve, ndërsa nikoqirë ishte organizata "Vlora Youth Center", me përfaqësues të këshillave, përfaqësues të institucioneve lokale bashkë me kryetarin e bashkisë dhe nënkryetarin, njëkohësisht edhe përfaqësuese të grupeve të grave në Orikum. Për tri ditë me radhë përfaqësuesit nga Serbia dhe Kosova kanë zhvilluar takime dhe biseda të përbashkëta me këto grupe dhe përfaqësues për të parë për së afërmi se si qytetarët angazhohen në përmbushjen e kërkesave dhe nevojave të tyre me të cilat ballafaqohen. Gjithashtu kjo vizitë ka shërbyer që pjesëmarrësit nga këto dy shtete të marrim edhe praktika të mira të funksionimit të bashkëpunimit mes të qytetarëve dhe institucioneve lokale, shoqërisë civile dhe grupeve të tjera të interesit.

Ndërsa në takimin me Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, përpos që kishim një prezantim nga të tri vendet Kosova, Serbia dhe Shqipëria, përfaqësuesit e institucioneve komunale të Komunës së Pejës kanë ftuar në vizitë të dy palët edhe nga Shqipëria po edhe nga Serbia që të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetarët e këshillave lokale në komunën e Pejës dhe që do fillojnë të realizohen në muajin tetor.

Vizita është realizuar në kuadër të programit "Fuqizimi i rolit të Shoqërisë civile për të iniciuar përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse", të mbështetur nga Olof Palme International Center dhe përkrahur nga SIDA.