mendo globalisht,
vepro lokalisht

Vizitë studimore në Austri për projektet e rinisë dhe punësimit

01.10.2018

Salzburg, 30 shtator-06 tetor- Eshte duke u zhvilluar vizita studimore ne rajonin e Salzburg, Austri. Mesimdhenesit e lendeve profesionale ne drejtimit te hotelerise dhe turizmit nga shkollat e mesme ekonomike profesionale “Ali Hadri” Peje, “Kadri Kusari” Gjakove dhe “Ymer Prizreni” Prizren, ne mirepritje te shkolles HLW Neumarkt am Wallersee jane duke qendruar ne kete shkolle dhe marr njohuri rreth plan programeve ne drejtimin e hotelerise dhe turizmi, korrikulat, vleresimi i nxenesve, zhvillimi i oreve te mesimit dhe praktikes brenda shkolles, si dhe bashkepunimi me biznese. Pjese e kesaj vizite jane edhe vizita ne universitetin e shkencave te aplikuara ne Sazburg, me drejtimin e inovacionit dhe menaxhimit ne turizem, shkolles private te turizmit ne Sazburg, shkollen e turizmit ne Bad Ichl, si dhe biznese private te cilat bashkepunojne me shkollat si dhe vizita te pikave turistike ne rajonin e Salzburg. Kjo vizite eshte pjese e programit SEED faza e dyte, i cili zbatohet nga Syri i Vizionit dhe Volkshilfe Solidarität dhe mbeshtetet nga ADA “Austrian Development Cooperation"