mendo globalisht,
vepro lokalisht

Grup ROR përballë ministrave me pyetjen #Qabonetipërmu?

19.11.2018

Prishtinë, 19 nëntor- Grupi ROR (Respect Our Rights - Respektoni të Drejtat Tona) në Ditën Ndërkombëtare të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e Fëmijëve, është duke mbajtur një varg aktivitetesh. Në përcjellje të zbatimit të Rezolutës së Fëmijëve të Kosovës, e miratuar vitin e kaluar, grupi ROR sot në praninë e deputetëve të kuvendit të Kosovës ka kërkuar përgjegjësi të drejtpërdrejtë nga Qeveria e Kosovës lidhur me realizimin dhe zbatueshmërinë e kësaj rezolute. Në dëgjimi publik mbi zbatimin e Rezolutës mbi te Drejtat e Fëmijëve e miratuar me 20 nëntor 2017 nga vetë fëmijët, ata përballë katër ministrave të Qeverisë së Kosovës kanë kërkuar llogari për premtimet e parealizuara. Me moton “#Qabonetipërmu?”ata gjatë javës kanë zhvilluar edhe një fushatë me pyetje drejtuar ekzekutivit kosovar. Të hënën para ekzekutivit është mbajtur edhe një konferencë për media në të cilën është përcjellë ky mesazh dhe kërkesat e fëmijëve.
Grupi ROR prej disa vjetësh merret me monitorimin e zbatimit të të drejtave të fëmijëve dhe është krijuar nga Syri i Vizionit me mbështetjen e Save the Children.