mendo globalisht,
vepro lokalisht

U mbajt punëtoria e parë e këshillit lokal për punësim në komunën e Gjakovës

21.12.2018

21 dhjetor 2018, Gjakovë – Në kuadër të kuadër të programit SEED II “Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit - SEED” i cili mbështetet financiarisht nga Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe realizohet nga organizata Syri i Vizionit është mbajtur punëtoria e parë e këshillit lokal për punësim në komunën e Gjakovës.
Qëllimi i Këshillit Lokal për Punësimit është ndikimi në orientimin dhe harmonizimin e politikave, programeve dhe shërbimeve mësimore lokale, duke përfshirë praktikën, këshillimin dhe riorientimin në karrierë, për të krijuar një ofertë kualitative, e cila do t’i përmbush kërkesat në rritje të tregut lokal dhe rajonal për kuadro të kualifikuara.

Pjesëmarrës në ketë punëtori të këshillit lokal për punësim janë përfaqësues nga ekzekutivi dhe legjislativi i Komunës Gjakovë, përfaqësues të komunitetit të biznesit, të shkollave profesionale dhe universitare, shoqëria civile, zyrat e punësimit, oda ekonomike dhe individë me asocime profesionale të cilët gjatë kësaj punëtorie kanë punuar në hartimin e planit të aksionit për punësim në komunën e Gjakovës.
Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor