mendo globalisht,
vepro lokalisht

Konferenca nacionale mbi organizimi dhe funksionimi e këshillave lokalë në nivel komune

06.12.2018

Prishtinë, 06 dhjetor- Në Prishtinë, është mabjtur konferenca nacionale “Organizimi dhe Funksionimi i Këshillave lokal në nivel komune”, konferencë kjo e organizuar nga Syri i Vizionit në bashkëpunim me Ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Qëllimi i konference së përbashkët ishte, njohja me sfidat dhe të arriturat në organizimin e këshillave lokale nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, me institucionet përgjegjëse në kompletimin e legjislacionit siç janë rregulloret komunale dhe implementimin e tyre në praktikë, dhe koordinimin e veprimeve të institucioneve të nivelit lokal me atë qendror.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtettit Lokal, Ministria e Financave, Agjensioni për Barazi Gjinore, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Kryesuese të Asambleve Komunal, Drejtor të Administratave, Zyrat për Barazi Gjinore nga komunat Pejë, Klinë, Rahovec, Deçan dhe Istog, organizata të shoqërisë Civile, disa kryetar të këshillave nga këto komuna dhe Mediat.

Konferenca është mbajtur në kuadër të programit “Qytetaria Aktive”, të cilin është duke e implementuar tash e disa vite OJQ “Syri i Vizionit” me mbështetje nga Olof Palme International Center dhe SIDA dhe përqendrohet në komunat e rajoneve të Pejës dhe Prizrenit.