mendo globalisht,
vepro lokalisht

Diskutohet fenomeni i braktisjes së shkollës nga pjesëtarët e komuniteteve

02.12.2019

29 nëntor, 2019, Pejë - Në kuadër të projektit “Prospekt 3”, Syri i Vizionit ka organizuar një tryezë diskutimi lidhur me rastet e braktisjes së shkollës si fenomen i shpeshtë në radhët e komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali në lokacionet ku ky projekt është duke u zbatuar.

këtë tryezë diskutimi morën pjesë zyrtarë nga Drejtoria e Arsimit, ekipet e shkollës për parandalim të braktisjes nga shkollat “Xhemail Kada” Pejë dhe “7 Shtatori” Vitomiricë, prindërit si dhe nxënësit e komuniteteve.

Gjatë takimit janë shpalosur problemet e të dyja shkollave që sjellin deri tek mosvijueshmëria e rregullt apo edhe braktisja e shkollës dhe njëkohësisht nga kjo tryezë kemi dalë me masa e vendime të cilat do ndërmerren në të ardhmen për të trajtuar çështjet e identifikuara.

Projekti “Prospekt 3” ka për qëllim vetëdijesimin dhe integrimin e komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali në të drejtën për edukim, shëndetësi dhe punësim. Ai zbatohet nga organizata Syri i Vizionit dhe KFOS dhe financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dheZhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Karl Kübel Stiftung für Kind und Familie (KKS).